Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKSTRAKTÚES,~E mb. Që nxjerr diçka nga një lëndë ose organizëm. Pastrues ekstraktues me sprucim. Komplet ekstraktues. Tekst ekstraktues. Metoda ekstraktuese. Norma ekstraktuese e aspiratorit.
GJAK,~UI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Lëng i kuq që qarkullon në trupin e qenieve të gjalla për të çuar ushqim e oksigjen në qeliza, për shkëmbimin e lëndëve etj. Gjak i kuq. Rruazat e gjakut. Qarkullimi i gjakut. Grupi i gjakut. Grup gjaku (biol.) një nga të katër tipat kryesorë të gjakut te njeriu dhe kafshët, me cilësi të veçanta të rruazave të kuqe dhe të serumit. Kafshë me gjak të ftohtë. Pikon (kullon, rrjedh) gjak. I plasi gjaku. I rrjedh gjak nga hundët. Dhuroj gjak. Gjak në dërrasë (fig.) njeri i ftohtë; ai që nuk do t`ia dijë për të tjerët. Gjak gjarpri (fig.) njeri i mërzitshëm dhe i padurueshëm. Gjak i pastër (fig.) njeri fisnik; ai që është shumë i mirë. Gjak thiu (fig.) 1. gjak gjarpri. 2. njeri i ftohtë (sidomos në marrëdhënie seksuale).
2. veter. Gjakëz. E zuri gjaku. I ra gjaku.
3. sh. ~RA, ~RAT Njolla gjaku, pika gjaku që kanë rrjedhur. Fshiu gjakrat.
4. sh. ~RA, ~RAT bised. Të përmuajshmet e grave.
5. anat. Pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta në anatomi. Gjak i bardhë lëng pa ngjyrë që mbush hapësirat ndërmjet indeve e qelizave të trupit të njeriut e të kërbishtorëve; limfë. Gjak arterial gjak i pastër i ngarkuar me oksigjen, që shpërndahet nëpërmjet arterieve. Gjak komplet ekzaminim mjekësor që informon për gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Gjak venoz gjak që mbart dioksid karboni, një produkt të mbeturinave të metabolizmit të prodhuar nga qelizat, nga indet në mushkëri, që nxirren jashtë. Gjak dragoi dhe i përftuar nga kalbja e bimëve.
6. bot. Pjesë e parë a e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta që shënojnë lloje të ndryshme bimësh. Gjak qumështi barishte shumëvjeçare, me kërcell shumë të gjatë, me rrënjët me lëng si qumësht, i verdhë e shumë i hidhur, që përdoret në mjekësi; tamblagjak; bar jodi. Bar gjaku bimë barishtore, me kërcell të gjatë mbi një pëllëmbë, i cili, kur këputet, nxjerr një lëng në ngjyrë të kuqe. Lule gjaku (lat. Hypericum perforatum) bimë barishtore me gjethe të holla, me lule të vogla të verdha, të merme, e cila përdoret për mjekim plagësh.
7. min. Pjesë e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta që shënojnë lloje të ndryshme mineralesh. Gur gjaku mineral me ngjyrë të kuqe të errët, me përmbajtje të lartë hekuri.
✱Sin.: gjakëz, të përmuajshmet, zakonet.
KOMPLÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Tërësi e plotë orendish, sendesh etj., që kryejnë të njëjtin funksion, por me veçanti shumë të vogla dalluese; takëm; set. Komplet filxhanësh (enësh, veshjesh).
2. si mb. I plotësuar; i kompletuar. Dhomë komplet.
3. si ndajf. Plotësisht; në mënyrë të plotë. E pajisi (e bëri, e leu) komplet.
✱Sin.: takëm, set, i plotë, i kompletuar.
►KOMPLET/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Pajisem plotësisht me të gjitha sendet a mjetet e duhura. U kompletova me gjithçka.
2. pës. e KOMPLETÓJ.
PACÉN (i, e) mb. 1. Që nuk ka ndonjë të metë trupore a mendore, që është pa cen. Njeri i pacen.
2. Që nuk ka të meta, që është i plotë e fare i padëmtuar; i pacenuar. Komplet i pacen porcelani.
3. fig. Që është pa vese, i pastër.
✱Sin.: i patëmetë, i pandonjëtëmetë, i saktë, i padëmtuar, i rregullt, i shëndoshë, sakllam, i pastër, i virtytshëm.
TAKËM,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Tërësi e sendeve, e veglave etj. që shërbejnë për të kryer një punë; bashkësi a komplet sendesh që përdoren për një punë; vegla, pajime. Çdo zanat kërkon takëmet e veta. Takëmet e berberit (e hidraulikut, e muratorit). Takëmi i kafesë (i çajit). Takëmi i kalit pajimet e kalit (shala, freri, yzengjitë etj.). Takëmi i gjuetisë. Takëmet e ngrënies (e sofrës). Një takëm filxhanë (gota).
2. Palë (për veshje). Një takëm rroba. Veshi takëmet.
3. Grup a lloj i caktuar njerëzish; një dorë, një palë, sërë, tabaka, nivel. S’është takëmi ynë nuk është sëra jonë. Përzihet me gjithfarë takëmi. Një takëm mendojnë ndryshe. Një takëm ishin rregulluar shumë mirë.
4. usht. Togë, çetë, grup ushtarësh. Takëm ushtarësh.
✱Sin.: vegla, almise, pajime, pajisje, përdorëse, palë, dorë, sërë, tabaka, nivel, anë, grup, togë, çetë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë