Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AFARÍZ/ËM,~MI m. Veprimtari ekonomike ose biznesore, që përfshin prodhimin e mallrave, ofrimin e sigurimin e shërbimeve, të pronës, të punës etj. me kompensim ose me pagesë; veprimtari përfituese, punë biznesore. Afarizëm i suksesshëm. Merrem me afarizëm. Afarizëm i dobët. Afarizëm bankar.
✱Sin.: sipërmarrësi, ndërmarrësi, biznes, tregti.
KOMPENSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Plotësim i çmimit të një objekti të shtrenjtë nga ana e shtetit a nga ana e një institucioni të sigurimeve shoqërore për të ndihmuar pensionistët, invalidët, njerëzit në nevojë etj.; asistencë. Kompensimi i pensionistëve me ilaçe.
2. Dëmshpërblim. Kompensim i dëmeve. Mora si kompensim një shpërblim të vogël.
✱Sin.: asistencë, dëmshpërblim.
MEREMÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Rregullim a ndreqje që i bëhet një objekti të ndërtuar a hapësire brenda një godine. Muret e kullës e hanin zjarrin sepse shtëpia ishte vetëm mure e kulm, e pabërë meremet. Qe një apartament i pabërë meremet. Lufta nuk të bën meremet. Bëj meremet arrij ta bëj apo ta kem diçka.
2. Riparim i vogël që i bëhet një ndërtese, një objekti etj.; meremetim. Një meremet i vogël mund të vërë në funksionim rrugën e vjetër. Ky meremet kushtoi mijëra euro. Bëri ca meremete në shtëpi. Bënin meremete artizanale.
3. fig. Shpërblim, kompensim; kthim me të njëjtën monedhë, shpagim. I jap një meremet të vogël. Mbasi të dua, bëj meremet edhe ti.
✱Sin.: ndreqje, rregullim, riparim, meremetim, ujdisje, goditjeII, shpërblim, kompensim, shpagim.
NJËHÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. I dikurshëm, i moçëm; sipas mënyrës a sipas zakonit të lashtë. Lavdia e njëhershme. Shqipëria e njëhershme. Veshjet e njëhershme. Dasmat e njëhershme. Zakonet e njëhershme.
2. Që bëhet, që jepet ose që paguhet vetëm një herë. Shpërblim i njëhershëm. Kompensim i njëhershëm. Shpenzime të njëhershme. Ndihmë e njëhershme. Dozë e njëhershme.
3. Që kryhet në të njëjtën kohë, që kryhet njëherazi. Goditje të njëhershme. Mbirje e njëhershme.
✱Sin.: i dikurshëm, i njëkohshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë