Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AJRÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me ajrin, që i përket ajrit, i ajrit; që është i përbërë nga ajri, që ka ajër. Hapësira ajrore. Rrymë (masë) ajrore. Shtypje ajrore. Trysni ajrore. Gropë ajrore (av.). Oqeani ajror (libr.) atmosfera.
2. Që ndodhet në ajër, që nuk është mbi tokë, që nuk është i futur në tokë. Pjesa ajrore e bimës. Rrënjë ajrore (bot.).
3. Që ka të bëjë me fluturimin (lundrimin) në ajër; që ka të bëjë me mjetet për fluturimin në ajër ose që u shërben atyre; që bëhet nga ajri; kund. joajëror. Lundrim ajror. Fluturime ajrore. Rrugë ajrore. Qarkullim ajror. Transport ajror. Linja ajrore. Fluks ajror. Flota ajrore. Agjenci ajrore. Posta ajrore. Telefon ajror. Forcat ushtarake ajrore. Trafik ajror komercial. Vrojtim (zbulim) ajror. Sulm (bombardim) ajror. Alarm ajror. Kontroll i trafikut ajror. Shërbimet e navigacionit ajror. Rregullimi ekonomik i qarkullimit ajror. Shërbim special ajror. Patrullim ajror. Menaxhim i trafikut ajror. Kodi ajror.
AVIACIÓN,~I m. 1. Teoria dhe praktika e fluturimeve me mjete të lundrimit ajror; degë e shkencës për lëvizjen me mjete fluturuese. Shkollë aviacioni. Teoria e aviacionit. Historia e aviacionit. Zhvillimi i aviacionit. Inxhinieria e aviacionit.
2. Tërësia e mjeteve për fluturime ajrore (avionët, helikopterë etj.); flota ajrore. Aviacioni civil (ushtarak). Aviacion privat. Aviacion komercial. Forcat e aviacionit ushtarak. Industria e aviacionit. Fushë (bazë) aviacioni. Arma e aviacionit. Komanda e aviacionit. Teknologjia e aviacionit.
3. Projektimi, ndërtimi, përdorimi dhe funksionimi i mjeteve fluturuese dhe veprimtaria e fluturimeve ajrore, ushtarake ose civile. Aviacioni për transportin e udhëtarëve dhe të mallrave. Aviacioni për fluturimet tregtare dhe private.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë