Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kombinat”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

METALURGJIK

METALURGJÍK,~U m., bised. Kombinat a uzinë ku prodhohen metalet e lidhjet e tyre dhe ku bëhet përpunimi i tyre. Metalurgjiku i Elbasanit. Punëtorët e metalurgjikut.

PUNOJ

PUN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Bëj një punëcaktuar duke përdorur forcën e krahut e të mendjes dhe vegla e mjete pune për të prodhuar diçka, për të ndërtuar, për të krijuar etj. Punonuzinë (në fabrikë, në kombinat, në arë, në fushë). Punonarsim (në ndërtim, në bujqësi). Punon edhe jashtë orarit (me orarzgjatur). Punonte si kalë. Punon mirë (pastër). Punonte shkel e shko. Kemi punuar bashkë. Kush s’punon, dheut i rëndon. (fj. u.). Kush nuk punon, nuk ha. (fj. u.). Punove, gëzove. (fj. u.). Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndritohet me të mësuar. (fj. u.). Do punuar koka, që të japë toka. (fj. u.). Hekuri punon, shakulli gjëmon. (fj. u.).
2. jokal. Ushtroj një mjeshtëri a profesioncaktuar; jam në një punë a në një detyrëcaktuar. Punon si marangoz (si traktorist, si minator, si murator, si shofer, si mësues, si agronom, si llogaritar).
3. jokal. Zhvilloj një veprimtari a kryej një veprim me vetëdije, sillem a veproj në një mënyrëcaktuar; përpiqem për të mirën e dikujt a të diçkaje. Punon me mendkokë. Punon haptazi (fshehurazi). Ka punuar nën rrogoz (pas shpine).
4. jokal., vet. v. III Zhvillon punën a veprimtarinë e vet, është i hapur dhe kryen shërbime (për një ndërmarrje, institucion, dyqan etj.); funksionon. Dogana ka punuar rregullisht. Biblioteka punon tërë ditën. Libraria punon vetëm paradite.
5. jokal., vet. v. III Ështëgjendje pune, nuk është i prishur (për një makinë a një mekanizëm); funksionon, shkon. Makina (motori, ora) punonrregull.
6. jokal., vet. v. III Kryen punën e vet, është i aftë për punë (për një organ a gjymtyrëtrupit); funksionon. I punon zemra. S’i punojnë sytë (mirë) nuk sheh mirë. S’i punondora nuk është më i zoti për punë. Nuk i punoninkëmbët nuk ecte dot më. Sa të më punojë këmba e dora. I punon mendja për shumë gjëra i vete mendja për shumë gjëra. I punon fantazia atij.
7. jokal. Bëj punë edukuese, sqaruese etj. me dikë për ta bindur e për ta ngritur nga ana arsimore, kulturore etj. Punon me pionierët (me fëmijët, me rininë).
8. jokal., vet. v. III (kryes. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) vete mbarë, më ecën; vepron. I punoi fati (zari). S’na punoi koha (moti) sivjet. Koha punon për ne.
9. jokal., vet. v. III Mbledh qelb, nuk është mbyllur ende (për një plagë). I punonte plaga.
10. bised., jokal., vet. v. III Ka vlerë, ka rëndësi; është i dobishëm, i nevojshëm a i domosdoshëm; të mbaron punë, hynpunë. Sot punon shkolla (kualifikimi, specializimi).
11. jokal., vet. v. III Shkon e vjen, kalon; përdoret, vihetpërdorim. Atje punojnë kafshët. Në atë rrugë punon treni. Këtej punojnë makinat çdo ditë. Ajo rrugë nuk punon më.
12. bised., jokal. Kam lidhje ose marrëdhënie me dikë a me diçka, marr e jap me të; lidhem. Elbasani punonte me Durrësin. Ne punonimshumë me Tiranën.
13. kal. Lëroj, rrëmih (për tokën). E punuan arën (tokën) me traktor. Ia punonin tokat argatët. Toka i përket atij që e punon.
14. kal. Përpunoj një lëndëparë dhe nxjerr prodhimendryshme; e përpunoj diçka për t’ia përmirësuar cilësinë ose për ta bërëgatshme për t’u përdorur. Punon lëkurën (drurin, baltën, hekurin). Punon pemët (ullinjtë, qumështin).
15. kal. Bëj a prodhoj diçka. Punon voza (arka). Punon çorape (triko). Punonin qymyr. Punonte djathë (gjalpë).
16. bised., kal. E vë në lëvizje a në veprim diçka, e përdor, e luaj. Ai punonte rremat (lopatat). E punonte shpatën me lehtësi. S’e punonte dot makinën.
17. fig., kal. Zbërthej e shpjegoj një fjalim, një temë, një artikull a diçka tjetër dhe nxjerr përfundime e detyra. Punoi me nxënësit një temë mbi drogën (mbi alkoolin).
18. kal. E ngre diçka në një shkallë më të lartë, e përmirësoj, e përsos, e përpunoj. Punoi gjuhën (stilin). Punon shijen muzikore.
19. bised., kal. Merrem rregullisht me një punë a me një veprimtaricaktuar; ushtroj. Punon bujqësinë. Punonte mërgimin. Punonte zanatin e vet.
20. bised., kal. E përdor për të kaluar në të, e rrah (një rrugë); jap e marr kryesisht për punë tregtie me një vend. Nuk e punonim më atë udhë. Ai punonte rrugën e Vlorës. Ata punojnë Prishtinën (Tetovën, Ulqinin)).
21. fig., bised., kal. I bëj dikujt një të keqe; e mashtroj dikë, ia hedh; bëj diçkakeqe. I punoizezën (qindin). I punoi një rreng (një hile). Ia punoi mirë. Harrove ç’na punoi? Ia punoi prapa krahëve. Të punon atë që s’ta pret mendja!
Sin.: funksionoj, shkoj, eci, vete, përdor, lëvroj lëroj, përpunoj, bëj, ushtroj, rrah, hedh, veproj, kryej, rreh, regëtin, edukoj, sqaroj, mbledh, qelbëzon, kaloj, lidh, thur, këpus, rrëmih, prodhoj, lëviz, luaj, zbërthej, shpjegoj, përsos, mashtroj.
Punon nën *dhe (dikush) keq. I punon *goja (dikujt). Punon prapa *gardhit (dikush). Punon nën *gunë (dikush). Nuk më punojnë (nuk më bëjnë) *gjunjët. I punon *koka (dikujt). Punon prapa *krahëve (dikush). Ia punoi prapa *krahëve (dikujt). S’i punon një *kuti (dikujt) tall. I punon *mendja (dikujt). I punoi *qindin (dikujt). I punoi (i luajti) një *rreng (dikujt). Punon nën *rrogoz (dikush) keq. Punon prapa *skenës (dikush) libr. keq. Punon *sot e ha sot (dikush). Ia punoi pas *shpine (dikujt). I punon *truri (dikujt). punon *zemra (për dikë a për diçka).

SIDERURGJIK
TEKSTIL

TEKSTÍL,~I m. zakon. sh. ~E, ~ET 1. Tërësi e copave të endura me fije pambuku, leshi etj.; tërësi e pëlhurave, e bezeve, e stofrave etj. Tekstiletleshta (të pambukta, të mëndafshta). Tekstileenduravegjë. Tekstilet shqiptare. Prodhime tekstili. Kombinat tekstilesh. Fabrikë tekstili.
2. Fabrikë, kombinat, industri tekstili. Punonintekstil.

TEKSTILIST

TEKSTILÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punëtor në një fabrikë ose në një kombinat tekstili. Puna e tekstilistëve. Tekstilist i zoti.

TEKSTILISTE

TEKSTILÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Punëtore në një fabrikë ose në një kombinat tekstili. Tekstilistet e kombinatit. Tekstiliste me përvojë.

ÇMEND

ÇMEND vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëjhumbasë aftësinë për të menduarmënyrë normale, e bëjhumbë kontrollin, e shkalloj. E çmendi fare. Ato akuzapërsëriturafytyrë e çmendën. Ato tortura e çmendën.
2. E shqetësoj shumë me diçkapadurueshme, i marr mendtë. Na çmendi me atë zhurmë. E çmendi me fjalë. Futshtëpi një kombinat dhe çmend gjithë lagjen.
3. fig. E bëj për vete apo e tërheq me diçka që i pëlqen shumë, e mahnit. E çmendi me bukurinë e saj. Tregon ca histori që të çmend. E çmendi sapo e pa që qeshi me shakanë e tij.
Sin.: shkalloj, lajthis, marros, çakërdis, mahnit.
Çmend (tërbon) edhe *buallin (dikush) keq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.