Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DIABETÍK,~E mb., mjek. 1. Që ka të bëjë me diabetin, i diabetit. Komë diabetike. Bukë diabetike. Gangrenë diabetike (lat. gangraena diabeticus) vdekja e indeve, zakonisht në këmbë ose gishta, si pasojë e qarkullimit të dobët të gjakut, dëmtimit nervor dhe infeksioneve që shkaktohen nga diabeti.
2. Që vuan nga diabeti. Fëmijë diabetik.
KLLAPÍT vep., ~A, ~UR bised. 1. mjek., jokal. Bie në kllapi a në komë; përhumbem. Kllapiti pasi u godit në kokë.
2. jokal. Bie në gjumë të thellë dhe filloj të flas përçart; flas përçart. Kllapiste natën (në gjumë).
3. fig., kal. Bie në kllapë; zë në grackë a në kurth. E kllapiti në grackë.
4. edhe kal. I vë hekurat a kllapat dikujt; arrestoj dikë, duke ia lidhur duart. E kllapitën dhe e futën në makinë (në qeli).
5. edhe kal. Gëlltit menjëherë një copë të madhe buke a diçka tjetër. Shumë shpejt e kllapiti copën e mishit.
✱Sin.: lidh, përhumbem, përçartem, gëlltit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë