Fjalori

Rezultate në përkufizime për “komçë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KOPSË

KÓPS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pullëqepet në një rrobë a veshje për të mbërthyer dy anë ose dy pjesë të saj; komçë. Kopsa këmishe (për pallto). Qep (mbërthej) kopsat.
Sin.: komçë, pullë.
Ia bëj kopsë (dikujt) keq. vulg. shih ia fut (ia vë) (të dyja) këmbët në një këpucë (në një opingë) (dikujt).

PULLË

PÚLL/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Kopsë. Pulla fildishi. Pullat e palltos (e xhaketës, e këmishës, e pantallonave). Mbërtheu pullat. Iu këput pulla.
2. tek. Buton. Pulla e ziles elektrike. Pullat e fizarmonikës.
3. Koka (e gozhdës). Pulla e gozhdës.
4. Copë stofi, sa një kopsë e rrumbullakët, që i vihet dyshekutshumë vende, nga lart e nga poshtë, për të mbajtur leshin a pambukun që të mos lëvizë. I qepi dyshekut pullat.
5. Arnë në një rrobë a veshje; arnëkëpucë, mballomë.
6. Copë letre katërkëndëshe, me një figurë dhe me emrin e shtetitshtypur në të, që shitet me një çmimcaktuar zakonisht nga zyrat postare për t’u ngjitur mbi një letër, mbi një kartolinë, mbi një dokument, mbi një pako etj. që të tregohet se pagesa për shërbimin është kryer. Pullë poste. Pullë monopoli. Seri (koleksion) pullash. Album pullash. Mbledh (mban) pulla. I vuri pullën.
Sin.: kopsë, buton, komçë, follë, arnë, mballomë, kilzë.
M’u pullë (dikush) përb. m’u ngjit, m’u qep dhe nuk më ndahet; m’u rrodhe; m’u ferrë. Pullë poste tall. njeri i ngjitur, që të qepet pas e s’të ndahet. S’ia vë për pulle (dikujt) nuk e përfill fare, s’dua t’ia di për të.

PËRFUNDËSE
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.