Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KALAMÉND vep., ~A, ~UR kal. 1. E lëkund dikë sa andej e këndej; përkund; shilar. E kalamend çunin në djep (në shilarth).
2. bised. Bëj që dikush të kënaqet duke e përkundur në një kolovajzë a në një mjet tjetër; e kënaq duke e kolovitur; kolovit. E kalamendi çunin me makinë (me motor, me barkë).
3. edhe fig. Ia marr mendtë dikujt; e hutoj, e trullos. E kalamendi rakia. E kalamendi suksesi (fitorja).
✱Sin.: kolovit, përkund, shilar, hutoj, trullos.
SULÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lodër fëmijësh, e bërë me një copë dërrasë, që varet në dy litarë të lidhur në një tra a në një degë peme për t'u kolovitur. Tundet në sular. Nuk mund të hipte në sular. Sularin e kishte vënë i ati. Atij i pëlqente ta shtynte në sular.
2. Lodër fëmijësh, që bëhet me një dërrasë a me një tra të gjatë, të mbështetur në mes në diçka të lartë (në dy anët hipin fëmijët dhe luajnë duke u ngritur e duke u ulur ose duke u rrotulluar). Fëmijët lëkundeshin në sular. Duhet të bësh kujdes kur luan në sular. Kishte vrarë këmbën në sularin e prishur.
✱Sin.: shregull, shilarës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë