Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►KALAMÉND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Përkundem a lëkundem sa andej e këndej; kënaqem duke qenë i hipur në një kolovajzë, në një shilarth etj.; kolovitem. Kalamendem në kolovajzë.
2. vetv. Dëfrehem a zbavitem duke udhëtuar a duke shëtitur me një automjet; kolovitem. Kalamendem me makinë (me motoskaf).
3. vetv. edhe fig. Më ikën mendja; hutohem, trullosem. U kalamend nga sukseset.
4. pës. e KALAMÉND.
✱Sin.: kolovitem, përkundem, shilarem, hutohem, trullosem.
►KOLOVÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Përgjumem dhe kotem herë pas here. Xhaxhai po kolovatet, sepse është lodhur.
2. vetv. Jam aq i lodhur dhe i munduar sa mezi qëndroj në këmbë; rraskapitem, kapitem.
3. vetv. Kënaqem duke u lëkundur në kolovajzë. Hiç, po kolovatem.
4. iron., kryes. v. III Lëkundet sa andej e këndej (zakonisht për dikë që ka pirë shumë alkool).
5. fig. Sillem kot, harxhoj kohën kot. Ku je kolovatur sot tërë ditën!?
6. pës. e KOLOVÁT.
✱Sin.: kotem, përgjumem, kolovitem, shilarem, lëkundem, rraskapitem.
►KOLOVÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Argëtohem dhe kënaqem duke u lëkundur në kolovajzë; lëkundem; përkundem, kalamendem. Kolovitem në shilarth.
3. bised., vetv., kryes. v. III Dëfrehem a kënaqem duke shëtitur me makinë a me një automjet tjetër.
4. fig. Sillem kot; harxhoj kohën kot.
5. pës. e KOLOVÍT.
✱Sin.: përkundem, kalamendem, lëkundem, shilarem.
►LËKÚND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Tundem sa nga një anë në tjetrën, lëviz sa përpara-prapa a sa poshtë-lart; valëvitet në ajër. Lëkundej në makinë (në qerre). Lëkundej si i pirë. U lëkund dheu. Anijet lëkundeshin mbi dallgë. Gruri lëkundej lehtë. Flamurët lëkundën në ajër. Ecte duke u lëkundur.
2. vetv. Përkundem, tundem. Lëkundej në kolovajzë. Lëkundej në karrige.
3. vet. v. III, fig. Bëhet e paqëndrueshme diçka, dobësohet, tronditet; luhatet. U lëkundën idetë për barazinë. Nuk lëkundet besimi që kam te ti.
4. fig. Më dobësohet besimi te diçka, filloj të dyshoj dhe humbas sigurinë, vendosmërinë a këmbënguljen e mëparshme; tregohem i paqëndrueshëm e i pavendosur në mendimet, në qëndrimet e në veprimet e mia, e kam në mëdyshje për të bërë diçka. Nuk ka kockë të fortë, lëkundet shpejt. - Mbahu, mos u lëkund!
5. pës. e LËKÚND.
✱Sin.: tundem, kolovitem, përkundem, shilarem, tronditem, shkundem, trandem, dyndet, shalakatem, valëvitet, valon, kotovalet, valëzohet, luhatet, tallazohet, ligështohem, tutem, druhem, mëdyshem, dyzoj.
►PËRKÚND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lëkundem lehtë, tundem sa andej këtej, kolovitem.
2. fig., vetv. Më pëlqen të rroj me shpresa, me ëndërrime etj., gënjej veten me diçka që më pëlqen. Përkundej në ëndërrime (hamendësime) të kota.
3. pës. e PËRKÚND.
✱Sin.: tundem, nanurisem, lëkundem, kolovitem, gënjehem.
►SALLNÍS/EM jovep., ~A, ~UR bised. 1. vetv. Tundem sa nga një anë në tjetrën, lëviz sa përpara prapa a sa poshtë lart, valëvitet në ajër. Ai sallnisej se kishte pirë. Gruri sallnisej në fushë. Ecte duke u sallnisur.
2. pës. e SALLNÍS. Toka u sallnis prej tërmetit. Flamurët sallniseshin nga era.
✱Sin.: lëkundem, tundem, kolovitem, kalamendem, përkundem, londitem, shilarem, tronditem, shkundem, purtekem, trandem.
►SHALAKÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Tundem sa në një anë në tjetrën (kryesisht për të dehurit); eci duke përdredhur shtatin sa djathtas-majtas (zakonisht për gratë e vajzat nazemëdha). Këmbët po i shalakateshin. Shalakatej përgjumësh nëpër dhomë. I dehuri shkonte duke u shalakatur. Shalakatej pa ndonjë arsye. Shalakatej mbi kalë.
2. pës. e SHALÁKAT. U përpoq të mos shalakatej nga lëvizjet e shpeshta të kalit. Iu shalakatën këmbët nga pija e tepërt.
✱Sin.: tundem, curulatem, kolovitem, lëkundem, luhatem, kalamendem.
►TÚND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lëviz disa herë e në mënyrë të rregullt sa nga një anë në anën tjetër, sa lart poshtë; lëkundem, përkundem. Tundem në shilarës. Tundej mbi degë.
2. vetv. Lëkundem a shkundem fort, zakonisht disa herë, sa nga një anë në tjetrën, sa para prapa ose sa lart poshtë; tronditem, lëkundem me forcë. U tundën në karrocë (në qerre). U tund dheu. Shtëpitë u tundën nga tërmeti. U tundën xhamat.
3. vetv., vet. v. III Lëkundet lehtë; valëzon, lëviz lehtë a valëvitet në ajër (për gjethet, për flamurin etj.). Gruri tundej ngadalë. Flamurët (flamujt) tundeshin në ajër.
4. edhe fig., vetv. Eci duke kërcyer pak sa nga e majta në të djathtë; shkoj duke u lëkundur sa nga një anë në tjetrën, lëkundem (nga lodhja a nga të pirët). Tundej si i pirë. Tundej rëndë-rëndë. Shkonte (ecte) duke u tundur.
5. edhe fig., bised., vetv. Lëviz nga vendi ku jam, luaj nga vendi; shkundem nga plogështia, nis të punoj, lëviz. Tundu, ç’pret? S'tundet nga vendi. S’ka ndërmend të tundet që andej. E bëri që të mos tundet nga vendi e rrahu shumë. Ra dhe s'u tund. Po s'u tunde vetë, s'fiton gjë.
6. moh., vetv. Nuk jepem, nuk dorëzohem, nuk luaj nga imja; nuk tutem, s’më trembet syri. Luftoi dhe s’u tund fare. Mbahu, mos u tund! S'u tund që s’u tund. Pushka bam, po ai nuk tundej. Muri tundet, burri s’tundet. (fj. u.).
7. pës. e TUND.
✱Sin.: lëkundem, përkundem, luhatem, londitem, kolovitem, shalakatem, përhidhem, tundullohem, trandem, shkundem, dyndem, valëvitet, tronditem, frikësohem, dorëzohem
♦ Tundet e s’këputet (dikush) thuhet për një njeri të shkuar në moshë, por që qëndron ende i fortë. Tundet e shkundet (dikush) mbahet më të madh, kapardiset; shet mend. Iu tundën *themelet (dikujt a diçkaje). U tund *vendi. Nuk tundet (nuk lëviz) nga *vendi (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë