Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KÓLLË,~A f. 1. Nxjerrje e frymës me shpërthim e me zhurmë për shkak të të ftohurit ose të një sëmundjeje, e cila ndonjëherë shoqërohet edhe me këlbazë. Kollë e lehtë. Kollë e thatë (kollë e zezë) kollë pa këlbazë. Kollë e keqe tuberkulozi. Kollë e mirë (e ëmbël, e bardhë) sëmundje ngjitëse e fëmijëve që shfaqet me kollitje të forta dhe me pezmatim të organeve të frymëmarrjes. Kam kollë. Më nget (më mbyti) kolla. Më zuri kolla. Më shkakton (më jep) kollë. Bar (ilaç) kundër kollës.
2. Zhurma me shpërthim që del nga gryka kur kollitemi; kollitje. Dëgjoja kollën e gjyshit.
3. Këlbaza me aromë të pakëndshme që nxjerr dikush kur kollitet; kollace. I mban erë kolla.
✱Sin.: kollitje, të kollurit, këlbazë, kollace, ballgam.
KËLBÁZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. mjek., veter. Jargë e trashë veshtullore që formohet në rrugët e frymëmarrjes, të cilën i sëmuri e nxjerr kur kollitet; ballgam, kollë, kollace. Ka nxjerrë këlbazë (kur kollitet).
2. veter. Sëmundje e mëlçisë së bagëtive, e cila shfaqet me jargë dhe shkaktohet nga një lloj krimbi i hollë si fletë; ligatë. U ra këlbaza bagëtive. E ka zënë këlbaza lopën.
3. fig., mospërf. Njeri shumë i dobët nga shëndeti, që është dergjur gjatë në shtrat nga një sëmundje e rëndë; kalbësirë.
✱Sin.: ballgam, kollë, ligatë, kollace, kalbësirë.
PLLÁCK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kollace.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë