Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KOKLÚAR (i, e) mb. Që është kokluar; i kokrrizuar, i kokërrzuar. Brumë i kokluar.
✱Sin.: i kokrruar, i kokrrizuar.
KOKRRIZÚAR (i, e) mb. 1. Që është kokrrizuar; i kokërrzuar. Brumë i kokrrizuar.
2. Që është mbushur me plot puçrra a puçrriza; i puçërrosur.
✱Sin.: i kokrruar, i kokërrzuar, i kokluar, i puçërrosur.
KOKRRÚAR (i, e) mb. 1. Që është kokrruar. Pemë (mollë) të kokrruara.
2. I kokrrizuar.
✱Sin.: i kokrrizuar, i kokluar.
KOKËRRZÚAR (i, e) mb. 1. Që është kokërrzuar; i kokrrizuar. Brumë i kokërrzuar.
2. Që ka lidhur kokrra (për një pemë).
SHEQERÓSUR (i, e) mb. 1. Që i është shtuar sheqer, që është spërkatur me sheqer a e është mbështjellë me një shtresë sheqeri. Karamele të sheqerosura. Kek i sheqerosur. Lëngje të sheqerosura. Lajthi (bajame) të sheqerosura. Mollë të sheqerosura. Kifle të sheqerosura.
2. Që i ka ngrirë sheqeri i tretur në të; që është mpiksur e kokrrizuar (për sherbetin e ëmbëlsirave e për mjaltin). Arrinte ta dallonte mjaltin e sheqerosur. Kadaif i sheqerosur. Bakllava e sheqerosur.
3. fig. Që është zbukuruar më shumë se ç’duhet për të mbuluar përmbajtjen e vërtetë. Lajme të sheqerosura. Fjalë të sheqerosura. Buzëqeshje e sheqerosur. Miq të sheqerosur. Marrëdhënie e sheqerosur.
✱Sin.: i ëmbëlsuar, i sheqertë, i sherbetosur.
♦ *Helm i sheqerosur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë