Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AGLOMERÍM,~I m. 1. tek., kim. Grumbullim a përqendrim i elementeve të caktuara ose i diçkaje tjetër për të krijuar një masë a një tërësi të vetme kompakte; grumbullim i grimcave të vogla në një masë më të madhe; kokërrzim. Procesi i aglomerimit. Aglomerimi i mineralit të bakrit. Makina e aglomerimit.
2. urb. Përqendrim i madh i popullatës, në një zonë të veçantë, si në qytete të mëdha; bashkim i qyteteve në një zonë të madhe banuese ose urbane. Aglomerim i qytetit. Aglomerim i kanalizimeve. Projekti evropian i aglomerimit.
3. soc. Përqendrim i veprimtarive të ndryshme ekonomike ose i industrive në një zonë të caktuar. Aglomerimi urban. Ndikimi i migrimit në aglomerimin demografik.
✱Sin.: kokërrzim, aglomeracion, popullim, popullzim, tejpopullim, përqendrim.
KOKRRIZÍM,~I m. 1. Shndërrimi a kthimi në disa kokrra a kokrriza; kokërrzim. Gjatë kokrrizimit.
2. Puçërrim; puçërrosje. Kokrrizimi i trupit (i lëkurës).
✱Sin.: kokërrzim, puçërrim, puçërrosje, kokrrim, koklim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë