Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kokël”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOBËL

BÓB/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. zool. (lat. Helix pomatia) Lloj kërmillidelpranverë, zakonisht pas shiut. Bobël deti. Bobël uji. Guaskë boble. Dolën boblat. Ecën si bobla. Breshka shan boblën e kungulli tall bucelën. (fj. u.).
2. muz. Vegël frymore prej bririgjedhit ose prej një guaske të madhedetit, që përdoret zakonisht për të dhënë një sinjal. Bobël briri. Zëri i boblës. Bariu i bie boblës. Binte bobla fshatfshat.
3. Pemël. Djali im i vogël-o, / Sa një koqe bobël-o. (folk.).
4. Gështenjë e paqëruar.
5. Fijëz leshi e ngjeshur si topth, që bëhet gjatë tjerrjes; kokël, kokrrizë. Lesh me bobla.
Bobla pas shiut mospërf. shih kërmij pas shiut mospërf.

BOÇË

BÓÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Burbuqe. Boçat e kumbullës. Boçe trëndafili. Çel boçe.
2. Fryti i disa bimëve (si pambuku, pisha etj.) në trajtërrumbullakët ose konike dhe me lëvorefortë; bloçkë, boçël, rupizgë. Boçë pambuku. Boçë pishe (bredhi). Boça me fara. Boçareja. Boçat e pjekura. Krimbi i boçës. Lidh (çel) boça. Pëlcasin boçat.
3. Lëvozhga e tultëmbështjell frytin e disa bimëve (si arra, gështenja etj.); shark. Boça e gështenjës (e arrës). Qëroj boçat. Nxjerr kokrrën nga boça. Boça e kresë (anat.) kupa e kresë; rrabotë. I ra në boçëkresë.
4. Send i rrumbullakët dhe i madh sa grushti, topth; qeskë e vogël dhe e rrumbullakët. Boçë dëbore. Boçë kandari. Boçat e syve.
5. Koçan misri, misërishte. Boçë kallamboqi. Ndez zjarrin me boça.
6. Masur i drunjtë, ku mbështjellim fillin e leshitdredhur për të bërë spikun. Mbledhboçe.
7. E verdha e vezës; vezë syze (për vezët e fërguara, kur e verdha mbetet e paprishur). E fërgoj vezën boçë.
8. Lule a zbukurim tjetër, që qëndisetshami, në çorape, në bluzë etj. Shami me boça. End boça.
9. anat. Boçërr. Boça e fytit. Ia ngjiti thonjtëboçë.
Sin.: burbuqe, gonxhe, bumbeskë, sumbull, shark, çaçanik, kablesh, guaskë, guall, gishtje, breshnizë, bramsh, topth, kokël, kokërr, tokël, koqe, bloçkë, misërishte, bokël, kacarrum, shushallë, shkokël, bërçuk, brolle, rrumb, masur, sovajkë, rodhan, fytëz, gurgur, mbështjellës, fikth, komb, boçërr, kikëz, gabzherr, guxhumar.
E bëri *drithë e boça (dikush) keq. Bën *gardh me boça (dikush) tall. E ka syrin boçë (dikush) krahin. s’i trembet syri për shpenzimetmundketë, nuk pyet.

BREG

BREG,~U m. sh. BRÍGJE, BRÍGJET 1. Pjesë a rrip tokekufizonanë një rrjedhë uji, një det, një liqen etj., anë tokendodhet buzë një sipërfaqeje uji. Bregu i majtë (i djathtë). Breg shkëmbor (ranor). Breg i përthyer. Breg i rrëpirët. Bregbreg. Bregu i lumit (i liqenit, i detit). Brigjet e Adriatikut. Rri (dal) në breg. Shëtit gjatë bregut.
2. Vend i ngritur, kodër e vogël, kodrinë, bregore, bregale; grumbull a pirg dheu buzë një grope, një hendeku etj. Breg i lartë (i vogël). Fshat rrëzë bregut. Fushë me brigje. Në majëbregut. Ngjitembreg. Po s’u shemb një breg, s’mbushet një hendek. (fj. u.). Kur të thuash fjalën e keqe, mos u fshih pas bregut. (fj. u.). Kur s’merr vesh, dilbreg të gomerëve. (fj. u.). Llafazani është qyqe bregu nga goja. (fj. u.).
3. Buza e një sendi, caku ku mbaron diçka, anë, skaj; qenari i disa sendeve. Bregu i vatrës. Bregu i pyllit. Bregu i varkës. Bregu i arkës. Bregu i pëlhurës. Bregu i kudhrës.
4. bised. Ushqim i bërë tokël, pjesë ushqimi e ngjeshur si lëmsh, kokërr, tokël, bramsh. Një breg djathë (gjalpë, sheqer).
5. kryes. sh. Vende pranë detit, vende bregdetare. brigjelargëta. Në brigjet e jugut.
Sin.: kodrinë, bregore, bregalec, bregaluc, bregal, bregajë, bregale, bregaloç, bregël, pirg, sukë, tepe, tumbë, cabok, sop, ledh, topth, bramsh, breshnizë, gogël, kokël, kokërr, tokël, koqe, pupërr, boçë (boçe).
As në *det e as në breg. (I bie) breg pas bregu (dikush) nuk i thotë gjërat hapur e drejtpërdrejt, por e sjell fjalën anës e anës, nuk flet troç, por tërthorazi; (flet) kodra pas bregut. E bëri sheshin breg (dikush) iron. vdiq, mbaroi; u varros; shkoi për të bërë vorba; shkoi për të bërë vegsha; i bëri këmbët baras; vajti me të shumtët. Bregbreg. 1. keq. Lart e poshtë, kudo, ku të mundë; kotkot, pa një qëllimcaktuar; duke kapur njërin e tjetrin për një hall që ka; hu më hu. 2. Plot, i mbushur rrafsh; buzëbuzë; degëdegë; cip më cip. Dalbreg e kryej një punëvështirë; shpëtoj nga rreziku, kapërcej një vështirësi; ia arrij qëllimit; ia dola mbanë. I duket bregu *shesh (dikujt). Fshihet pas bregut (dikush) përpiqetmbulojë veprimet e tij (zakonishtkëqija), mbrohet me arsyetimekota, e përligj veten me rrethana a shkaqedobëta; fshihet pas gishtit. *Gjahubreg e qëllonkodër (dikush). E kapërceu bregun (dikush) e kaloi masën e arsyeshme, e teproi për diçka; e kaloi (e kapërceu) kufirin. (Flet) *kodra pas bregut (dikush). E nxjerrbreg (dikë) e shpëtoj nga një rrezik a nga një fatkeqësi e madhe; e nxjerr nga një gjendje e vështirë, i siguroj një gjendjemirë. Nuk nxjerr gjë në breg (dikush) nuk është i aftë për të kryer një punë, nuk ia del dot në krye një pune; nuk nxjerr gjë në krye.

BUBËL

BÚB/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Kokël e vogël nga fijet ose nga pushi i leshitngatërruar. Lesh me shumë bubla.
2. Gonxhe. Kishte lëshuar bubla.

KOKLAVITEM

KOKLAVÍT/EM jovep., ~A (u) ~UR 1. vetv., vet. v. III Bëhet kokël, mplekset (floku, peri etj.). U koklavitën litarët (fijet).
2. fig., vetv. Ndërlikem, mpleksem a ngatërrohem keq në një punë, në një çështje etj. U koklavita edhe unë në atë punë.
3. pës. e KOKLAVÍT.
Sin.: ndërlikem, mplekset, ngatërrohem.

KOKLAVITJE

KOKLAVÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Ngatërrim fijesh; mpleksje flokësh etj.
2. fig. Ngatërresë e madhe; lëmsh; kokël. Ndodhi një koklavitje.
Sin.: mpleksje, ndërlikje, ndërlikim, ngatërrim.

KOKLIM

KOKLÍM, ~I m. sh. ~E, ~ET Shndërrimkokël a në disa kokla; kokrrim. Koklimi i brumit.
Sin.: kokrrim, kokrrizim.

KOKLOHET

KOKL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet kokël a kokla-kokla; shndërrohetdisa kokla; kokrrohet.
2. pës. e KOKLÓJ.
Sin.: kokrrohet, kokrrizohet.

KOKËL

KÓK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Topth prej dheu a prej balte, prej brumingjeshur etj. Kokla brumi.
2. Bërthama ose frytitrajtë kokrre i disa pemëve, perimeve etj.; kokërr.
3. Nyjë e lidhur dhe e shtrënguar fort; komb. Fije (litar) me kokla. U me kokla.
4. fig. Ngatërresë mjaft e madhe, saqë është e vështirë për t’u zgjidhur; punë e koklavitur; yçkël. Kokël e pazgjidhshme. Na nxori kokla.
5. si ndajf. Si një kokërr e fortë; si nyjë. U (u lidh) kokël.
6. si mb. është i ngjashëm me një topth, me bërthamën e disa frutave etj. U kokël.
Sin.: kokërr, komb, nyjë, yçkël.

KOKËRDHOK

KOKËRDHÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. anat. Rruzulli i bardhë dhe i lëvizshëm i syrit; kokrra e syrit. I kishin kërcyer të dy kokërdhokët.
2. si mb. I ngjashëm nga pamja e jashtme me këtë rruzull; i bardhë dhe i rrumbullakët. Gur kokërdhok.
3. si ndajf.trajtën e një kokrre a të një lëmshi; si kokël. U mblodh kokërdhok.
4. si ndajf., fig. Me shëndetplotë; si kokrra e mollës. Është kokërdhok.
Sin.: kokël, lëmsh.
Të dalçin kokërdhokët! mallk. vdeksh! Të ha kokërdhokun (e syrit) (dikush). 1. Nuk të lë të qetë sa të mbarojë punën e vet, e arrin qëllimin e vet me çdo mënyrë e me këmbëngulje; të bezdis tepër, nuk të ndahet. 2. S’të fal për diçka, hakmerret derifund, të mbyt. Ia nxori kokërdhokët (dikujt) e rrahu keq, e zhdëpi në dru; e bëri për qepë e kripë (dikë); ia bëri kurrizin më të butë se barkun.

KOMB

KÓMB, ~III m. ~E, ~ET 1. Lidhje e fortë fijesh, penjsh etj.; nyjë. Nuk e zgjidh dot kombin.
2. Gdhe. Komb dege lisi.
3. anat. Fikthi i burrave.
4. fig. Pengesëkrijohetgrykë gjatëfolurit ose gjatë ngrënies së një ushqimi, e shoqëruar ndonjëherë edhe me një ndjenjë dhembjeje; kotkë, kokëlgrykë. M’u një komb (në grykë) nuk mundflas dot ose të ha.
5. edhe fig. Pikë e vogël uji, vere etj.; një çikë. S’kemi asnjë komb. S’ka mbetur asnjë komb s’ka mbetur as edhe një çikë.
Sin.: nyjë, gdhe, fikth, kotkë, çikë.
M’u komb (*nyjë) (në grykë) (diçka). Iu lidh gjuha komb (nyjë) (dikujt) nuk mundflasë dikush, nuk nxjerr dot asnjë fjalë nga goja (nga frika, nga mallëngjimi etj.); iu lidh (iu pre) gjuha.

KOTKË

KÓTK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kokërr e vogël.
2. Kokël; nyjë.
3. mjek. Mish ose dhjamë i tepërtdel shpesh si një bullungë e vogël mbi lëkurë; tumor mashkull dhe i parrezikshëm.
4. bot. Gdhetrungun a në degën e një druri a peme.
Sin.: kokël, nyjë, gdhe.

LËMSH

LËMSH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Një sasi penjshmbledhur si top; diçka e rrumbullakët si top a si gogël; rruzull. Lëmsh leshi (pambuku). Dy lëmshe spango. Lëmsh dheu (dëbore). Lëmsh gjalpi top gjalpi. Lëmshi i syrit. vjet. kokërdhoku. Lëmshet e topit. vjet. gjylet e topit. Lëmshet e gjakut. vjet. rruazat e kuqe e të bardhagjakut. Lëmshet e njeriut. bised. herdhet. E mblodhi turrën lëmsh.
2. astr., gjeogr. Trup qiellor i rrumbullakët, rruzull. Lëmshi tokësor (diellor). Lëmsh i zjarrtë. Lëmshi i Tokës (i Diellit, i Hënës).
3. fig. Diçkaështë pleksurmënyrëngatërruar, pleksje, thurje, ndërlikim. Një lëmsh mendimesh (ndjenjash). Lëmsh intrigash (kontradiktash). U puna lëmsh u ngatërrua keq, u lesh e li.
4. fig. Shtrëngimndien njeriugrykë kur tronditet ose kur hidhërohet shumë, saqë nuk flet dot e nuk përcillet lirisht; komb, nyjë. Kam një lëmsh në fyt. Ndien një lëmshgrykë.
Sin.: top, topth, gogël, lëmak, kokël, xhumbë, boçe, bramsh, palmuç, rruazë, rruzull, pleksje, ndërlikim, shtrëngim, komb, shuk, bungë, nyjë, kruspull, kakrruk, topuz, rrëmujë, çorbë, përshesh, trumë, thes.
Është bërë lëmsh. 1. (dikush) U mblodh (nga frika, ngaftohtit etj.); u një dorë; u (një) grusht; u shuk; u gogël. 2. (diçka) Është ngatërruar keq; është pështjelluar; është bërë rrëmujë; është bërë lëmsh e lesh; është bërë lesh e li; është bërë lesh arapi. U bëfsh lëmsh! mallk. vdeksh!; e pësofsh keq e më keq! M’u (një) lëmsh (në grykë) u ngashëreva shumë; ndiej një dëshpërim a mallëngjimthellë, sa më zihet fryma; m’u mblodh (një) lëmsh (në grykë); m’u nyjë (në grykë); m’u lak në fyt (në grykë). U lëmsh e lesh (diçka) shih është bërë lëmsh2 (diçka). M’u mendja (koka) lëmsh shih m’u mendja (koka) dhallë. E bëri lëmsh (diçka) e ngatërroi keq (një punë, një çështje etj.), e pështjelloi; e bëri rrëmujë; e bëri lesh arapi; e bëri lesh e li; e bëri çorbë; s’ia gjen fillin (diçkaje); ia drodhi litarin (dikujt). E bëri lëmsh e lesh (diçka) shih e bëri lëmsh (diçka). E ka lëmshthes (dikë) shih e sjell (e luan) në majëgishtit (majë gishtave) (dikë). Kam një lëmshzemër (në gjoks, në kraharor) mundon a më shqetëson shumë diçka, kam diçka që më bënvuaj shpirtërisht; kam një ankth; kam një gur në zemër. E kap lëmshin nga *peri (dikush). Nuk ia kap *perin lëmshit (dikush). E la lëmshvend (dikë) e vrau, e la të vdekur; e la top në vend; e la thesvend. Lëmsh me nyje (diçka) shih udhë e përpjetë. I mbajnë *anën e lëmshit (njëri-tjetrit). Mbeti lëmshvend (dikush) ra e vdiq menjëherë; ra pa ndjenja; mbeti top (në vend); mbeti thes (në vend). Iu mblodh (iu mbështoll) lëmshi (dikujt) po i afrohet fundi; po i mbaron jeta, është shumë plak; po i vjen vdekja; iu mblodh litari; i ka ditëtnumëruara (dikush); i ka vdekur ora; e hëngri çairin (dikush); i ka të paka bukët (dikush); iu mblodh (iu mbështoll) kapistalli tall. M’u mblodh (një) lëmsh (në grykë) zuri një hidhërim a një ankth e më shtrëngon, më mundon sa më zë frymën; m’u (një) lëmsh (në grykë); m’u (m’u mblodh) nyjë (në grykë); m’u lak në fyt (në grykë). M’u mblodh zemra *lëmsh. U ngatërrua lëmshi shih u ngatërruan fijet. Ngatërron lëmshin (dikush) shih ngatërron fijet (dikush). Sillet si lëmshishoshë (dikush) sillet kot, vjen vërdallë pa bërë ndonjë punëdobishme; sorollatet; sillet si kalilëmë. E sjell si lëmshishoshë (dikë) e sorollat pa i mbaruar punë, e sjell poshtë e lart; e sjell vërdallë; e luanlitar; e luan (e sjell) në majëgishtit (të gishtave). U shthur lëmshi u prish rregulli e disiplina, s’i mban dot më njerëzit ose nuk e ndal dot tatëpjetën e diçkaje; i iku filli; i iku llaca krahin.

NYJË

NÝJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lak në një litar ose në një fill, i tërhequr fort e i shtrënguar; vendi ku lidhen si xhungë dy skaje të një filli a të një rripi. Nyjë e litarit (e spangos, e perit). Nyjë e kravatës (e fjongos). Lidh nyjë. Bëj nyjë. Zgjidh nyjën.
2. bot. Vendi i fryrë i një dege a kërcelli prej nga shpërthejnë gjethet; pjesë e fryrë e trungut, nga ku dalin degët; gdhe në një dru a dërrasë. Nyja e gjethit. Nyjat e drurit (e pemës). Dërrasë me nyja.
3. anat. Vendi ku lidhen dy kocka njëra me tjetrën, kyç. Nyjat e duarve (e këmbëve). Sëmundjet e nyjave. Më dhëmbin nyjat.
4. anat. Lëmsh i vogël, që formohet nga grumbullimi a ndërthurja e shumë qelizave të një indi; gungë nga fryrja ose ngurtësimi i një ene, i një indi etj. Nyjë nervore. Nyjat limfatike. Duar gjithë nyja. Nyja e fytit fikthi, arra e fytit.
5. bot. Një lloj sëmundje e rrënjëvekarakterizohet nga fryrje dheshkaktohet nga disa specie krimbash parazitë.
6. Vendi a pika ku bashkohen e kryqëzohen shumë rrugë. Nyjë rrugore (hekurudhore). Nyjë detare. Nyjë ujore.
7. tek. Pjesë e një mekanizmi ose e një pajisjeje, e përbërë nga disa vegla më të thjeshtalidhura ndërmjet tyre. Nyjat dhe mekanizmat e traktorit. Prodhimi (montimi) i nyjave. Zbërthimi i nyjëspjesë. Nyjë elektrike pika ku bashkohen disa përcjellës në një qark elektrik.
8. Tërësi pajisjesh, mekanizmash etj. që lidhen midis tyre, që kryejnë një punëpërbashkët a që prodhojnë diçka për ta përhapurpikatjera. Nyjë betoni (llaçi, bitumi). Nyjë hidroteknike.
9. gjuh. Pjesëzshërben për të treguar nëse një emër ose një fjalë tjetër e barasvlershme me të ështëtrajtën e shquar apo të pashquar (p.sh. mali, vajza, krahu, mishtë dhe një mal, një vajzë, një krah); pjesëzvihet përpara një emri ose një fjale tjetërbarasvlershme me të për të formuar trajtën e rasës gjinore (p.sh. pragu i derës, dritaret e shkollës, vepradikujt); pjesëzhynndërtimin e një tipipasur mbiemrash të shqipes (i kuq – e kuqe – të kuq; i përditshëm – e përditshme etj.), në ndërtimin e disa përemrave dëftorë, lidhorë, pronorë e të pakufishëm (i tillë – e tillë, të tillë; i cili – e cila – të cilët; i tij – i saj; të gjithë etj.), në ndërtimin e numërorëve rreshtorë (i parë, e dytë etj.) e të disa emrave femërorë e asnjanës (e hënë, e martë..., e bukura, e mira..., të ngrënët, të hyrët etj.), duke u vendosur përpara temëstyre pa u shkrirë me të. Nyjë e përparme (e prapme). Nyjë shquese (joshquese). Nyjë afrie.
10. fig. Diçkashërben si lidhje midis dy njerëzve, dy palëve a dy dukurive, lidhje. Nyjë miqësore. Nyjë lidhëse midis dy epokave.
11. fig. Pika themelore e një çështjeje a punendërlikuar, që kërkon zgjidhje; thelbi i diçkaje, pika e përqendrimit. Nyjë e ngatërruar (e ndërlikuar). Nyja e kontradiktave. Nyja e çështjes (e veprimit). Nyjëduhet zgjidhur.
12. let. Ngjarja e parëshënon fillimin e vargutngjarjeve kryesoresubjektit në një vepër letrare. Nyja e një romani. Nyja e parë e dramës.
13. vjet., drejt. Neni. Nyjat e kodit.
14. det. Njësi matjeje e shpejtësisë për anijet, e barabartë me 1852 metra në orë. Anija bënte 13 nyja në orë. Ka shpejtësinë 20 nyja.
Sin.: nyell, komb, lëmsh, shtrëngesë, shtrëngim, bungë, gllomkë, nyjëzim, lak, araqe, verigë, vjegë, lidhje, lidhmë, thelb, themelore, gdhe, gungë, xhungë, kokël, rozë, noçkë, pisk, kyç, sy, kryqëzim, nen.
M’u nyjë (komb) në grykë (diçka) m’u zu fryma nga një ndjenjë e fortë, nga ngashërimi, nga hidhërimi etj.; u shqetësova a u mallëngjeva shumë, sa më duket sikurështë zënë fryma; m’u (një) lëmsh (në grykë); m’u drokth (në grykë); m’u xhumbë (në grykë); m’u lak në fyt (në grykë). *Dërrasë me nyjë (me gdhe) keq. *Lëmsh me nyja (diçka). E lidh paranë nyjë (dikush) e kursen shumë paranë; është shumë dorështrënguar; e mbledh dorën grusht. Iu lidh gjuha nyjë (*komb) (dikujt). M’u lidh nyjë (jeta) m’u jeta e rëndë dhe e padurueshme nga ndonjë fatkeqësi që më ka ngjarë a nga ndonjë vështirësi që nuk e kapërcej dot. Nyjë gordiane libr. çështje e ngatërruar dhe e vështirë për t’u zgjidhur.

PORSAMBYLLUR
SHKOKËLOHEM

SHKOKËL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet kokrra-kokrra, shkoqet vetiu. Shkokëlohet gruri. Ky rrush shkokëlohet kur piqet.
2. vetv., vet. v. III Zgjidhet një kokël. Plisat nuk shkokëlohen lehtë.
3. vetv., vet. v. III, fig., bised. Gajasemqeshuri, shqyhem gazit. U shkokëlua me lot.
4. pës. e SHKOKËLÓJ.
Sin.: shkokëlohet, shkoqet, shkokërrohet, çngatërrohet, thërrmohet, zgjidhet, gajasem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.