Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kofsharë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJIDIKË

GJIDÍKË,~T m. kryes. sh. Pantallona (prej) shajaku për burra, zakonishtngjyrëbardhë a të zezë, të ngushta pas trupit e pas këmbëve, të qëndisura me gajtanë rreth xhepave dhefund; kofsharë; tirq.
Sin.: tirq, kofsharë, çakçirë.

KOFSHARË

KOFSHÁRË,~T f. vet. sh. 1. Mbathjegjata e të ngushta pas kofshëve; benevrekë. Mbaj kofsharë për dimër.
2. Lloj pantallonash të gjata e të ngushta; tirqe; qillota. Vesh kofsharët.
Sin.: benevrekë, tirqe, qillota.

POTURE

POTÚRE,~T f. vet. sh. Pantallonagjera burrash prej shajaku a prej cohe, që qepengjera sipër e më të ngushta te gjunjët dhearrijnë zakonisht deri te pulpat e këmbëve; kofsharë; brekushe. Potureleshta. Poture shajaku. Veshi poturet. Lidhi (shtrëngoi) poturet.
Sin.: bollka, brekushe, brakesha, shallvare.
I ranë poturet (dikujt) iron. ra nga pozita e lartëkishte, e hoqën nga një detyrë e rëndësishme; nuk është më as i pasur e as i fuqishëm; ra (zbriti) nga fiku; ra (zbriti) nga kali2). S’di të mbathë (as) poturet (dikush) bised. nuk ështëgjendjebëjë as diçkathjeshtë, s’është i aftë për asgjë; nuk mban dot as veten; s’di të lidhë (as) ushkurin bised.; s’di të mbathë (as) brekët tall. vulg.

TIRK

TÍR/K,~KU m. sh. ~Q, ~QIT 1. Shajak i bardhë, zakonisht i hollë, që përdoret për të bërë kallca, kofsharë, xhubleta etj. Preu tirkun për xhubletë.
2. kryes. sh. Çorapegjata burrash, zakonishtbardha, pa shputën e këmbës, të bëra prej shajaku a të thurura prej leshi; kallca. Mbathi tirqit.
3. vet. sh. Pantallona prej shajaku për burra, zakonishtngjyrëbardhë a të zezë, të ngushta pas trupit e pas këmbëve, të qëndisura me gajtanë rreth xhepave dhefund; kofsharë.
Sin.: shajak, kofsharë, çorape, kallca, pantallona.

ÇAKÇIRË

ÇAKÇÍRË,~T m. vet. sh. Kofsharë, tirq. Çakçirë prej shajaku të bardhë. Veshi çakçirët. Meshkujt vishnin çakçirëbardhë me shirita të zi për festa.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.