Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PATÚRP (i, e) mb. Që s’i vjen turp të bëjë diçka të pandershme a të thotë fjalë të pahijshme, që s’ka pikë turpi; i pafytyrë, i pacipë; që është karakteristik për një njeri të tillë. Njeri i paturp. Sjellje e paturp. Ishte i paturp. Gënjeshtar i paturp.
✱Sin.: i paturpshëm, i pacipë, i pamarre, i pafytyrë, i ulët, i pabojë, cipëplasur, cipëdalë, turpngrënë, cipëngrënë, turpemadh, faqezi, faqedjegur, faqerrogoz, i shpëlarë, i lyrët, lyrës, i lyrikur, maskara, edepsëz, qepaze, açik, balash, sorrak, i zdatur, i paskrupull, i poshtër, cipëtrashë, faqenxirë, lapangjoz, rrufjan, delenxhi, kodosh, i shëmtuar.
STENÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bised., mit. Ai që u prin shtrigave. Steneci po endej rreth fshatit gjatë natës. Legjendat mbi stenecin ende tregoheshin nga fshatarët.
2. keq. Njeri që shtyn a prin për punë të mbrapshta. Ishte steneci ai që i nxiti. Çdo fshat e ka një stenec.
3. keq. Kodosh. Sjellje prej steneci.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë