Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EPITRÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. fet. Kujdestar a administrator i një kishe ortodokse. Vura një epitrop që të ndreqë manastirin. Ka qenë epitrop në manastir. Vazhdon të jetë epitrop i kësaj kishe.
2. hist. Kujdestar a administrator i esnafëve zejtarë të krishterë. U dhurua ky kodik në ditët e epitropëve.
PARESTAURÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i restaurueshëm; që nuk mund të restaurohet; kund. i restaurueshëm. Kodik i parestaurueshëm. Skulpturë e parestaurueshme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë