Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASHTTRÁSHË mb. Eshtërtrashë, kockëtrashë, që ka ashtin të trashë; kund. ashthollë. Cjap ashttrashë.
ESHTÁK,~E mb. 1. anat. Penjëzor. Ind eshtak. Mbulesë eshtake.
2. Që është shumë i dobët, që i duken eshtrat; kockëmadh; kockëtrashë. Plakë eshtake. Me fytyrë (me duar) eshtake. Me trup eshtak. Kraharor eshtak.
3. si em. Ai që është shumë i dobët. Eshtaku më bëri shenjë të afrohesha. Në radhën e parë të protestës ulërinte një eshtak.
✱Sin.: eshtor, penjëzor, i dobët, kockëmadh, kockëtrashë, eshtarak.
ESHTËRTRÁSHË mb. Kockëtrashë. Kalë eshtërtrashë. Këmbët eshtërtrasha të malësorit. Edhe pse eshtërtrashë, ishte i ligur.
KOCKËMÁDH,~E mb. Që i ka kockat të mëdha e të gjera; kockëtrashë, eshtak. Djalë kockëmadh.
✱Sin.: kockëtrashë, eshtak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë