Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TRADHTÁR,~E mb. Që tradhton a që ka tradhtuar; që është karakteristik për tradhtarin, prej tradhtari; që përbëhet nga tradhtarë; që bëhet me tradhti. Njeri tradhtar. Qëndrim tradhtar. Politikë tradhtare. Në mënyrë tradhtare.
✱Sin.: i pabesë, besëshkelës, besëshkelë, besëshkalë, besëprerë, besëthyer, besëthyes, besëkeq, kobtar, atdhemohues, atdheshitës, shpirtshitur, renegat, kuisling, laro, judë.
TRADHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që bashkohet ose bashkëpunon me armikun në dëm të interesave të vendit; ai që del hapur a punon fshehurazi në dëm të interesave të vendit; ai që nuk i qëndron besnik çështjes së atdheut a të kombit; ai që shkel betimin, ai që tradhton; i shitur. Tradhtarët e vendit (e kombit).
2. Ai që shkel besën a fjalën e dhënë; ai që pret dikë në besë, ai që vepron me pabesi. Tradhtar i mikut të vet. Si tradhtar në mënyrë të pabesë dhe të papritur.
✱Sin.: i pabesë, besëshkelës, besëshkelë, besëshkalë, besëprerë, besëthyer, besëthyes, besëkeq, besëqen, kobtar, atdhemohues, atdheshitës, shpirtshitur, shërbëtor, vegël, zuzar, renegat, kuisling, kurorëshkelës.
ZINDJÉLLËS,~E mb., bised. 1. Që ndjell zi, që paralajmëron një fatkeqësi ogurzi. Zogu zindjellës (zool.) kukuvajka. Krismë zindjellëse.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: kobtar, i kobshëm, ogurzi, i lig.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë