Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
STRUJNÍ,~A f. ~, ~TË 1. Veprimi kur strujnoj a strujnohem. Kishte kohë që nuk kishin pasur strujni në fshatin e tyre. Strujnia ishte shtuar kohët e fundit.
2. Ves i vjedhjes së gjërave të vogla. Ai njihej nga të gjithë për strujni. Strujnia në disa raste mund të klasifikohet si sëmundje.
✱Sin.: vjedhje, hajdutëri, kusari, vjedhësi, vjedhani, vjedhuri, të vjedhur, plaçkitje, grabitje, kobë, kobitje, rrëmbim, zhvatje, përlarje, përvetësim, braci, grepje, zgrapje, hajni, cubni, strujni, trushkim.
TRADHTÍ,~A f. 1. Veprimtari në dëm të interesave të kombit, të atdheut, të popullit etj., duke u bashkuar me armikun ose duke bërë punën e tij; cenim i interesave themelore të kombit, i kryer nga një vendës; shkelje e betimit për mbrojtjen e interesave të atdheut. Tradhti e lartë. Tradhti e hapur. Tradhti ndaj atdheut (ndaj popullit).
2. Shkelje e besës a e fjalës së dhënë; prerja në besë. Tradhti ndaj mikut.
3. Qëndrim jobesnik, gjatë jetës bashkëshortore, shkelje e besës a e besnikërisë bashkëshortore (për bashkëshortët a të dashurit), shkelje kurore. Tradhtia ndaj burrit (ndaj gruas). Tradhti bashkëshortore.
✱Sin.: spiunim, spiunazh, pabesi, besëshkelje, besëprerje, kobitje, pabesim, kob.
VJEDHURÍ,~A f. Të qenët vjedhës, vesi i atij që është mësuar të vjedhë. Ai vjedhurinë e ka kthyer në ves. Vjedhuria për të është gjithçka. Jeton me vjedhuri.
✱Sin.: vjedhje, hajdutëri, kusari, vjedhësi, vjedhani, vjedhnajë, kobë, kobitje, rrëmbim, zhvatje, përlarje, përvetësim, braci, hajni, strujni.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë