Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kobit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AMJE

ÁMJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET zool. 1. (lat. Sciaena aquila, Argyrosomus regius) Peshk me trupgjatë e të fuqishëm, të mbuluar me luspaimëta me ngjyrëhirtë në të argjendtë me shkëlqim metalik, që rritet deri në 2 m gjatësi dhe me peshë deri 100 kg, që jetonbrigjet e Mesdheut dheOqeanit Atlantik; orli i detit; peshku i madh i argjendtë, mbreti i kobit.
2. Lojbë, lojba pikaloshe, lojba vizake.
Sin.: amë, ogjër, bishtdallëndyshe, glicë, larë, licë.

KOBASHIT

KOBASHÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Kam zakon dhe dëshirërrëmbej a të grabit fshehurazi një ushqim që më pëlqen, të cilin e ha menjëherë dhe fshehurazi; kobit. E kobashiti tërë mishin.
2. Vjedh.
Sin.: kobit, rrëmbej, vjedh.

KOBITJE

KOBÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Vjedhje, grabitje; rrëmbim tinëzar.
2. Mënyra se si kobit (dikush), kryesisht duke rrëmbyer diçka, duke përdorur shkathtësinë dhe mashtrimin etj. Ishte një kobitje.
Sin.: grabitje, rrëmbim, vjedhje.

TRADHTOJ

TRADHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bashkohem ose bashkëpunoj me armikun në dëm të interesavevendit; dal hapur a punoj fshehurazi në dëm të interesavevendit; nuk i qëndroj besnik çështjesatdheut a të kombit. Tradhtoi vendin (atdheun). Nuk i tradhtoj kurrë interesat e kombit.
2. Shkel besën a fjalën e dhënë; presbesë dikë, një grup, një parti, një çështje; i dal bese, braktis dikë a diçka me pabesi. Tradhtoi shokun për interes. I dhe besën tjetrit, mos e tradhto!
3. Nuk i qëndroj besnik bashkëshortit a bashkëshortes, shkel besën a besnikërinë bashkëshortore; braktis një njeridashur për dikë tjetër, shkel kurorën. U ndanë sepse e mori vesh që e kishte tradhtuar.
4. Tregoj ose shpreh padashurfytyrë, në sjellje etj., atë që mendoj a që ndiej, zbulojmënyrëpavullnetshme diçkaduhej ta mbajafshehtë. E tradhtoi fytyra (zëri). E tradhtuan lotët. E tradhtoi veten.
Sin.: njimtoj, kobit, shkel, shtrembëroj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.