Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KOBÁR,~E mb. 1. Që rrëmben, grabit a vjedh diçka tinëzisht dhe me shkathtësi. Hajdut (djalë) kobar.
2. Që ka zakon të rrëmbejë a të grabitë një ushqim dhe ta hajë fshehurazi (zakonisht për kafshë, për një fëmijë etj.); kobash. Mace kobare.
3. fig. I kobshëm; kobndjellës, kobçi. Vdekja kobare.
✱Sin.: kobash, vjedhës, i kobshëm, kobçi, kobndjellës.
KOBÇ/I,~E mb. Kobndjellës; kobar. Njeri kobçi.
✱Sin.: kobndjellës, kobar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë