Fjalori

Rezultate në përkufizime për “koçek”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOKS

BOKS,~IIII m. sh. ~E, ~ET 1. Ndarje e vogël brendastallë, e ndërtuar zakonisht me thurje, ku mbahenvegjlit e sapolindurkafshëve shtëpiake për t’i veçuar nga nënat a për t’u kujdesur për ta; gardhole. Boksi i viçave (i qengjave, i gicave). Boksi i zogjve. Bokse për pjellje. Shtie (fut, mbyll) në boks.
2. Koçek prej thuprash, ku mbahet pambuk, misër etj. Bokset e pambukut (e misrit).
3. sport. Ndarje e posaçme përgjatë pistës ku ndalen makinat ose motorët gjatë garës, për t’u furnizuar me karburant, për të ndërruar goma, për riparimeshpejta etj. Makinat kthehenboks për të ndërruar gomat. Në fundgarës u tërhoqboks. Humbi disa sekonda se u kthye ne boks.
Sin.: gardhole, kumac, koçek, koshtar, thark, çarranik.

DRITHANIK

DRITHANÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT [DRITHNIK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT] Koçek drithi; hambar për drithë; drithëtore; drithnore. E futëndrithanik.

DËRRMAK

DËRRMÁK ndajf. 1. Kruspull, lëmsh. U mblodh dërrmak. Mbeti (rri) dërrmakshtrat.
2. Pa u kryer tërësisht, pa u rregulluar a pa u çuar derifund; përgjysmë, në mes të udhës. E la dërrmak punën. I mbeti dërrmak misri i mbeti misriarë, pa e ngritur e pa e futurkoçek. I mbeti bari dërrmak i mbeti bari i kositurlivadh, pa e vënë mullar.
3. Shumë keq, sa s’ka ku të shkojëkeq. Punët i kishin dërrmak.

GARDHEC

GARDHÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Koçek i rrumbullakët, i ndërtuar me purteka a me thupra, për të mbajtur misrin; gazhdare.
Sin.: koçek, vathë.

GAZHDARE

GAZHDÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ndërtim i veçantë, i bërë me dërrasa a i thurur me thupra dhe i mbuluar, ku mbahen kallinjtë e misrit ose misërishtet; koçek. Gazhdare e madhe. Futgazhdare.

KOSHARE

KOSHÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Koçektrajtën e një koshimadh, ku fermeri mban për t’u ajrosur kallëpet e misrit; thark. Koshare misri. Thahet (ajroset) misri në koshare.
2. Thurimë mbrojtëse e bërë me purteka a me shkopinj, që vihet rrotull trungut endenjomë të një peme a druriporsambjellë, për ta mbrojtur nga dëmtuesit e rastit.
Sin.: koçek, koshere, thark, çarranik, koshiq.

KOSHERE

KOSHÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Zgjua bletësh. Koshere bletësh.
2. Thurimë me purteka ku mbahen zakonisht kallëpe misrivjelë; koçek; koshare.
3. edhe fig., edhe shak. Grumbull a vend njerëzish ku bëhet muhabet me zë të lartë. Gumëzhin kosherja nga llafet e thashethemet.
Sin.: zgjua, koçek, koshare.
Ha *mjaltin e prish kosheren (dikush). Koshere (*zgjua) bletësh.

KOSHIQ

KOSHÍQ,~I f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kosh i vogëltrajtën e një shporte.
2. Thark.
3. vjet. Masë drithi deri 25 okë.
Sin.: koshiqe, koshariqe, koçek, thark, shinik.

KOÇEK

KOÇÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Thark me thupra ku mbahen kallinjtë e misrit për t’u ajrosur ose për t’u tharë; koshare. Koçek misrash të shkoqur.
2. Thark i tillë ku mbahenfreskëta prodhime qumështi, si dhe ushqimendryshme për të mos u prishur; çarranik. Koçek bulmeti (qumështi).
3. Dollapmurin e shtëpisë ku mbahen zakonisht rroba, dyshekë etj.
Sin.: thark, koshare, çarranik.

STREK

STRE/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET Kasolle e vogël dhe e ulët prej dërrasash, prej purtekash etj., ku mbahen shpendët shtëpiakë. Strek i vjetër. Dhelpra kishte hyrëstrek. Pulat dolën një nga një prej strekut. Në fund të oborreve të shtëpivefshatit ishin streqet.
Sin.: kotec, qymez, kaçorre, gjetkëz, flanikth, kumac, strukull, vig, koçek, haur, kasolle, kuvli, stele, strukull, jerevi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.