Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kmesë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALLTI

BALLTÍ,~A f. sh. ~, ~TË Thikë e madhe me majëkthyer si drapër e me bisht prej druri, që përdoret për tëharrjen e hardhive, për krasitjen e pemëve etj., kmesë. - Shiko, kjo është ballti, dy pëllëmbë bisht ka.

DRAPNOR
KADHË

KÁDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kmesë me një dorezë prej drurishërben për të prerë driza, ferra dhe shkurre; kosore, kizë. Pres ferrat me kadhë.
Sin.: kmesë, kosore, kizë, çelikran.

KMESË

KMÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kadhë me një bisht prej druri, që përdoret për të prerë ferra dhe driza. Bisht kmese. Pastroj (pres) ferrat me kmesë.
Prish një *ah për një bisht kmese.

KMESËTAR

KMESËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që pret ferrat me kmesë.
2. Ai që mbledh a grumbullon me kmesë degëholla a gjethenjoma për të ushqyer bagëtinë. Bëj punën e kmesëtarit.

KOSORE

KOSÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Kosë e vogël me bishtshkurtër, që përdoret me njërën dorë; kmesë; kadhë. Pret ferrat me kosore.
Sin.: kmesë, kadhë.

SHKMES

SHKMES vep. ~A, ~UR kal. Pres ferrat me kmesë; krasit, shkurroj. Shkmesi gjithë ferrat e kopshtit. Shkes shpejt.
Sin.: krasit, shkurroj, shkorrit.

SHKMESJE

SHKMÉSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shkmesim, prerja e ferrave me kmesë. Shkmesje e kujdesshme.

SHKËMES

SHKËMÉS vep., ~A, ~UR kal. 1. Pastroj shkurret e ferrat me kmesë. I shkëmesën ferrat.
2. Krasit fort, korr. E shkëmesi arën e nuk la asgjë.
3. fig., vjet. Ia heqgjithadrejtat; grij. E shkëmesën ngagjithadrejtat.
Sin.: krasis, korr, kosit, grij.

TËRSTIT

TËRSTÍT vep., ~A, ~UR kal. Pastroj një vend nga shkurret me kosore, me kmesë. Tërstiti brinjën gjithë driza e ferra.

ZABEL

ZABÉL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pyll i vogël e i dendur a pjesë pylli e ndarëvete, korije. Zabel i dendur (i rralluar, i ripërtërirë). Zabel me dushk. Lis zabeli. Nëpër pyje e zabele. Si një fërfërime flete në zabel. Dhelpra u fut në një zabel. (folk.). Ushëtima e zabelit ta kthen zanin. Në zabelerdha, / Goce të gjeta vetëm. (folk.). Nuk ka zabel pa lisashtrembër. (fj. u.). Zabeli afër të lë pa dru. (fj. u.). Mos shkozabel pa kmesë! (fj. u.). Toka pa zabel si shtëpia pa themel. (fj. u.).
2. Vend me drurë e me shkurredendura. Në mes të zabelit. U futzabel.
3. si mb. Shumë i dendur; që është bërë si pyll. Misri ishte bërë zabel.
Sin.: korije, prozhëm, sharrak.
*Grifshë zabeli.

ÇELIKRAN

ÇELIKRÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kadhë për të krasitur drurë e për të prerë degë e ferra. Pres me çelikran. Mpreh çelikranin.
Sin.: kadhë, kizë, kmesë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.