Fjalori

Rezultate në përkufizime për “klub”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANËTARËSOJ

ANËTARËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Pranoj dikë në një parti, në një organizatë apo në shoqatë etj.; e bëj dikë anëtar në një parti, në një shoqatë etj. Anëtarësova vajzën në një klub hendbolli. Anëtarësoi në Shoqatën e Letrarëve një gruprinjsh.

ASOCIACION

ASOCIACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. libr. Grup individësh, organizatash ose entitetesh të tjerabashkohen për një qëllimpërbashkët. Asociacioni i komunave. Formimi i asociacionit. Asociacioni i shoqatave kulturore. Asociacion humanitar. Asociacion biznesor. Asociacion historik (politik, social, shoqëror, etik, antropologjik etj.). Asociacion me bazë etnike.
2. Organizëm juridik me status ligjor, shoqatë, klub etj. Asociacioni i ekologjistëve. Asociacioni i shkrimtarëve. Asociacioni i mjekëve.
3. psikol. Lidhja ndërmjet përmbajtjeve të ndryshme psikologjike apo aktiviteteve psikomotorike; lidhje mendore midis koncepteve, ngjarjeve, gjendjeve mendore e shpirtëroredalin nga përvoja individuale. Asociacion përfytyrimesh (mendimesh). Asociacion idesh (fjalësh). Ngjall asociacione. Lojë asociacionesh. Zinxhir asociacionesh.
4. Marrëdhënia ndërmjet ndryshoreve (variablave) që nuk janëpavarura, lidhje e ndryshoreve e mbështeturkategori cilësore. Asociacioni i ndryshoreve.
5. bot. Njësi bazë sistematike (sintaksonomike) në shkencën e bashkësive bimore (familje, gjini etj.); grupime bimore me përbërjengjashme flore, me kushtengjashme ekologjike mjedisore dhe me ngjashmëripamje. Asociacion bimor karakteristik për zonën. Asociacioni Evropian për Fara.
5. zool. Grupim e sistemim i kafshëvebashkësi më të mëdha duke pasur parasysh kushtet e rrethanat ekologjike, përfshirë ato klimatike. Asociacioni i parë (i dytë etj.). Asociacion i rritjestemperaturave. Asociacion i specieve ujore.
6. kim. Grumbullimi i molekulave ose i jonevegrupime më të mëdha, ku forcatmbajnëbashkuara njësitë përbërëse janë më të dobëta se ato që çojnëkrijimin e një lidhjeje kimike. Krijimi i asociacioneve hidrogjenore. Asociacionet e çifteve jonike. Asociacioni i atomeve.
Sin.: bashkim, shoqëri, lidhje, shoqërim, shoqatë, grup, grupim, aleancë.

BOJSKAUT

BOJSKÁUT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Fëmijë a i ri i organizuar grup me tjerë, që merret me sport, me udhëtime zbulimi etj. Dikur kam qenë bojskaut. Shoqata e bojskautëve. Motoja e bojskautëve. Klub bojskautësh. Ekspeditat me bojskaut. -jap fjalën e bojskautit!

DINAMOVIT
DINAMOVIT

DINAMOVÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Lojtar i klubit a skuadrës së Dinamos ose ai që përfaqëson këtë klub a skuadërsportendryshme. Luajti derbin e parë si dinamovit. U paraqit me fanellën e dinamovitëve.

DINAMOVITE

DINAMOVÍT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lojtare e klubit a skuadrës së Dinamos ose ajo që përfaqëson këtë klub a skuadër në sporte të ndryshme. Fitorja e dinamoviteve.

FEDEROJ

FEDER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bashkojfederatë. Federoj shtetinfederatë.
2. sport. Regjistroj një sportist, një klub apo shoqatë sportive në një federatë. Federoi disa sportistë.

FLETANËTARËSI

FLETANËTARËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Dokumenttregon anëtarësinë e dikujt në një bibliotekë, në një klub etj. U pajis me fletanëtarësi.

FREKUENTOHET

FREKUENT/ÓHET jovep. ~ÚA (u), ~ÚAR pës.,vet. v.III e FREKUENTÓJ. Ky klub frekuentohet nga shumë persona.

MILITIM

MILITÍM,~I m. 1. Pjesëmarrje si militant në një parti a organizatë. Periudha e militimit në atë parti. Militimi nga ana e tij në lëvizjen kombëtare.
2. sport. Pjesëmarrje në një klub, federatë a kategorifutbollit. Pas katër vitesh militimiLigëParë iu kthye Superligës.

MILITOJ

MILIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., jokal. 1. Marr pjesë dhe zhvilloj një veprimtarigjallëradhët e një partie a të një organizate, luftoj me vendosmëri si militant i një partie a një organizate. Kishte kolegëmilitonin në një parti opozitare. Militonfavor të kauzës sonë. Sot në organizatën e veteranëve militojnërinj e të moshuar.
2. fig., vet. v. III Lufton fort për arritjen e një qëllimilartë. Ajo militonfavor të arsimimit të gruas. Ata milituan për një laicitet modern.
3. fig., vet. v. III Vepron me fuqimadhe (diçka), është i gjallërishëm dhe aktiv, gëlon. Njoh psikologjinëmilitonmesin e shqiptarëve.
4. sport., vet. v. III Ushtron veprimtarinë në një klub sportiv, në një federatë a në një kategori sportivefutbollit. Në atë skuadër militojnë yje të futbollit. Klubi i futbollitqytetit militonkategorinë e tretë. Ai u ngjit të superligë dhe vazhdonmilitojëkëtë kategori edhe sot.

MOSPRANIM

MOSPRANÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Moskryerje e një veprimi që na kërkohet ta bëjmë ose që pritet ta bëjmë, mospëlqim, kundërshtim, refuzim; kund. pranim. Mospranimi i gjirit nga fëmija. Mospranimi për ta ftuar të panjohurin në shtëpi. Mospranimi i përdorimitarmëve. Mospranimi i saj për të dhënë intervista. Frika nga ndryshimet sjell mospranimpërvojavereja.
2. Kthim mbrapsht, kundërshtim për ta marrëdorëzim diçka; kund. pranim. Mospranim i marrjesdorëzimsobësprishur. Mospranim i mallit me defektmagazinë.
3. E drejta për të mos pranuar një kërkesë, një ofertë a një propozim që na bëhet, mosmarrje parasysh, hedhje poshtë e diçkaje, kundërshtim, refuzim; kund. pranim. Mospranimi i punësofruar (i detyrës, i përgjegjësisë). Mospranimi i rolitdrejtuesitkompani. Mospranimi i kërkesavekompanisë për zgjatjen e oraritpunës.
4. Hedhje poshtë a kundërshtim i një pikëpamjeje a ndjenje, mosmarrjekonsideratë, kur nuk pranojmë ta besojmë diçka, mohim, refuzim; kund. pranim. Mospranimi i gabimeve nuk të bën profesionist. Mospranimi i pikëpamjevetjetrit. Mospranimi i pikëpamjeve politike (kundërshtuese, të ndryshme, të çuditshme). Mospranimi i një ideologjie. Mospranim i një mendimi (i një faji, i një kritike, i një akuze). Mospranimi i dështimit në dashuri. Mospranimi i zhgënjimit (i humbjes).
5. Kundërshtimi për ta pranuar dikë në një marrëdhënie a si anëtar në një organizatë, si pjesëmarrës në një veprimtari etj., refuzim; kund. pranim. Mospranimi i nxënësitmësim për shkakardhjes me vonesë. Mospranimipunë i personavepaaftë. Mospranimi i dikujtshoqëri (në grup, në ekip, në klub).
6. mjek. Vjellje, kur e nxjerr jashtë trupit (një ushqim, ilaç a lëng); reagim i trupit me dhimbje pas ngrënies ose pirjes së diçkaje. Mospranimi i disa ushqimeve nga stomaku.
7. mjek. Refuzim i pranimit të një organi ose inditransplantuar nga trupi duke e luftuar me antitrupa, shkatërrim i organit a indittransplantuar me antitrupa; kund. pranim. Mjekët po përpiqenshmangin mospranimin e organittransplantuar nga trupi.
Sin.: kundërshtim, mospëlqim, refuzim, mohim, mospajtim, mosmiratim.

PIJETORE

PIJETÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Lokal ku pihen pije alkoolike. Hyri në një pijetore.
Sin.: kafene, lokal, birrari, klub, mejhane.

PLATONIAN
SHTROHEM

SHTR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u) ~ÚAR 1. vetv. Ulem e rri; ulem për të ngrënë e për të pirë; ulem e rri gjatë diku për të bërë muhabet me nge. Shtrohemshesh (mbi bar, mbi shilte). U shtruakryevatrës. U shtruantryezë (rreth sofrës). U shtruanbisedë. Shtrohem të ha drekë. Ishin shtruarkafene (në klub). Është shtruar mirë (si në shtëpinë e tij). U shtrua këmbëkryq. U shtruan vendçe u ulën e ndenjën sipas zakonitvendit.
2. vetv. Shkoj në një institucion shëndetësor e rri aty ca kohë për t'u mjekuar për ndihmë tjetër mjekësore. U shtruaspital (në shtëpinë e lindjes). U shtrua për operim.
3. vetv., vet. v. III Bie duke formuar një shtresë pak a shumëtrashë e duke mbuluar gjithë vendin (për borën). U shtrua bora e re mbivjetrën.
4. vetv., vet. v. III Ulet, rrafshohet, sheshohet; qetësohet, bie, ulet (për detin, lumin etj.); fig. bëhet më i qetë. Është shtruar bari. Nuk i shtroheshin flokët. U shtrua deti (lumi, liqeni). U shtrua biseda (muhabeti, diskutimi).
5. vetv. vet. v. III Bie klloçkë. U shtrua pula.
6. fig., vetv. I hyj diçkaje me zell e me dëshirë, punoj me ngulm. I është shtruar punës (mësimit, shkollës).
7. vetv., vet. v. III Paraqitet, del përpara për ta shqyrtuar, për ta zgjidhur etj. (një çështje, një detyrë etj.). Shtrohet pyetja... Çështja shtrohet kështu... Shtrohen detyrareja.
8. vetv. Vihem nën pushtetin a nën sundimin e dikujt, nënshtrohem; i bindem dikujt, bëj si të më thotë ai. Shqiptarët nuk iu shtruan kurrë të huajit. Nuk shtrohet ky popull. Iu shtrua vullnetitprindërve.
9. vetv. Mblidhem, bëhem i bindur e i urtë, fillojsillem mirë, heq dorë nga çapkënllëqet, urtësohem. Është shtruar çuni. Do të shtrohet edhe ai. Kur u martua, u shtrua.
10. vetv. Veproj sipas një udhëzimi, vendimi a porosie; vihem përpara dikujt që të vlerësojë veprimet a sjelljet e mia. I shtrohem stërvitjes. I shtrohem mjekimit. I shtrohej tatimit. Iu shtrua gjykimitmasave.
11. vetv., vet. v. III Mësohet për herëparë si kafshë ngarkese a shale. U shtrua mëzi.
12. vetv., vet. v. III Punon njëfarë kohe (një motor a automjet) për provë (kur është fare i ri a kur ka dalë nga riparimi i përgjithshëm), që të zënë vend e të përshtaten sa më mirë njëra me tjetrën pjesët e ndryshme dhepërballojnë pa dëmtime punën e mëtejshme me ngarkesëplotë. Është shtruar mirë motori (makina).
13. pës. e SHTROJ.
Shtrohem (ulem) *këmbëkryq (me dikë). Shtrohem në *kuvend (me dikë). Shtrohem *rrafsh (me dikë). Shtrohem *vendçe (te dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.