Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kloun”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOROLTAR

BOROLTÁR, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT Hokatar; komik, humorist; kloun.

BUFON

BUFÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Gaztor2, 3. Bufon i cirkut (i estradës). Mbretërit mbanin bufonë. Roli i bufonit. Bufonët mesjetarë. Kastë bufonësh.
2. përb. Njeri qesharak e pa karakter; palaço. Ishte një bufon i mjerë.
3. vjet. Hokataroborrin e mbretit; lolo, palaço. Bufonët e oborrit. Bufonëoborrit qeveritar.
Sin.: kloun, palaço, karagjoz, hokatar, lolo.

GAZTOR

GAZTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që bëntjerëtqeshin e të dëfrejnë me shakatë e tij; ai që ka natyrëqeshur e gazmore; shakaxhi, hokatar.
2. teatër. Aktorluan role komikeopereta e në pjesëtjera; kloun. Gaztori i cirkut.
3. Shakaxhi ose hokatarqëndrontepallatin e mbretit ose të një feudali për ta bërëqeshte dhe ta dëfrente; bufon.
Sin.: shakaxhi, hokatar, kloun, bufon.

KLOUN

KLÓUN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Artist cirku me veshje qesharake dhe me fytyrëgrimuar, që i bën shikuesitqeshin; palaço. Kloun i njohur.
2. edhe si mb., fig., keq. Njeri jonormal dhe qesharak; palaço, bufon. Njeri (artist) kloun.
Sin.: gastor, palaço, bufon.

MAJMUNOJ

MAJMUN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kopjoj dikë tjetër siç bën majmuni; imitoj; përkill. Është veç një kloun që majmunon të tjerët.

NARKOTIZUAR
PALAÇO

PALÁÇO,~JA m. sh. ~, ~T 1. vjet. Njeri hokatar, që e mbante mbreti ose një feudaloborrin e vet për t’u zbavitur.
2. Kloun. Palaço cirku.
3. përb., shar. Njeribëhet qesharakshoqëri me sjelljet e veprimet e tij; njeri pa karakter e i ulët.
Sin.: gaztor, karagjoz, kloun, bufon, hokatar, shakator, rogaç, qesharak, i pakarakter, idiot, i ulët.
E bëri palaço (dikë) e shau rëndë, nuk i la gjë pa i thënë; e talli sa e bëri qesharak; e bëri leckë; e bëri lëvere; ia bëri lëkurën për pesë (për dy) para.

TEBDIL

TEBDÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised., vjet. 1. Njeri që ka ndryshuar veshjen dhe pamjen për të mos u njohur; njeri i maskuar, i kamufluar.
2. Kloun, palaçozbavit njerëzit dhe i bën për të qeshur nëpër dasma a nëpër rrugë a sheshe. Erdhën nja tre tebdilë mbrëmëdasmë, nuk e morëm dot vesh se cilët ishin.
Sin.: kloun, palaço.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.