Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KLLOÇÍT vep., ~I, ~UR jokal. 1. vet. v. III Bie klloçkë a kllukë (për pulën); ngroh vezët; është klloçkë; squk. Pula po klloçit.
2. edhe kal. Ndjell dhe rrit zogjtë (klloçka), duke nxjerrë një zë të mbytur dhe të çjerrë; kuaçit, klloçitet. Klloçit pula zogjtë.
3. fig., bised. Ankohet gjithnjë; qahet. Ai vazhdimisht klloçit.
✱Sin.: squk, kuaçit, klloçitet, ankohet, qahet.
KLLÓÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pula kur ngroh vezët dhe rrit zogjtë; kllukë. Zogjtë e klloçkës. Klloçka ushqen zogjtë.
2. si mb. Që klloçit. që ngroh vezët dhe rrit zogjtë (për pulën). Pulë klloçkë.
3. astr., bised. Shenjëzat.
✱Sin.: squkë, kllukë, kuaçkë, shenjëza.
♦ Ra klloçkë (dikush). 1. Zuri shtratin a një qoshe të ngrohtë e nuk luan. 2. tall. Ka hequr dorë nga puna, nuk merret me asgjë; nuk ndihet më; ra squkë. Të vjedh *vezët nën klloçkë (dikush). *Zog klloçke. Si *zogjtë e klloçkës. *Zogj pa klloçkë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë