Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kllënjkë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KLLUKMË

KLLÚKM/Ë (i), ~ME (e) mb. 1. Kllukë; kllënjkë (për vezë).
2. fig., mospërf. Shumë i dobët nga shëndeti. Fëmijë i kllukmë.
Sin.: kllukë, kllënjkë.

KLLUKË

KLLÚK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pulë klloçkë (kur ngroh vezët dhe rrit zogjtë).
2. Vezë kllënjkë, që nuk nxjerr zog dhe bie erë të keqe. Hodha kllukat.
3. si mb. është prishur dhe mban erë të keqe (për vezën); kllënjkë. Vezë kllukë vezë e prishur që nuk nxjerr zog.
Sin.: klloçkë, kllukë, kllënjkë, e kllukme.
*Vezë kllukë.

KLLËNGJO

KLLËNGJÓ,~JA f. sh. ~, ~T edhe si mb., bised. 1. Vezë kllukë.
2. fig., mospërf. Njeri kllënjkë. Ik more kllëngjo! Djalë (vajzë) kllëngjo.
Sin.: kllënjkë, kllukë.

KLLËNJKË

KLLËNJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT edhe si mb. 1. Vezë kllukë. Doli kllënjkë.
2. edhe fig., mospërf. Njeri i pashëndetshëm, me imunitet shumëdobët; njeri i mefshtë; njeri pa vlerë. E zuri menjëherë gripi kllënjkën.
Sin.: kllukë, kllëngjo.

KËLLËQKË

KËLLËQK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Kllënjkë; kllukë (për vezë). Vezë këllëqkë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.