Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RETÚSH,~I m. sh. ~E, ~ET spec. Ndreqje e hollë e me mjeshtëri, që i bëhet një fotografie, një filmi, një pikture ose diçkaje tjetër të vizatuar a të shtypur për ta përmirësuar ose për ta ndryshuar me një qëllim të caktuar. Retush i mirë (i hollë, i dobët). Fotografi (klishe) me retush. Bën retushe cilësore.
✱Sin.: korrigjim, përmirësim.
SAFÍK,~E mb. 1. Varg njëmbëdhjetë rrokjesh, i krijuar prej vjershëtores greke Safo dhe i imituar nga shumë të tjerë. Vargu safik thyen epokat, sjell modele të gjalla të estetikës. Përftesat stilistikore të vargjeve safike janë kthyer në klishe.
2. Strofë katër vargjesh, tri të parat safike, i katërti me pesë rrokje. Poezi me strofa safike.
SHABLLÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Model i bërë prej metali, plastike apo letre, sipas të cilit krijohen sende me formë e përmasa të njëjta; kopjim, mostër. Shabllone për vizatim. Shabllon (letre, kartoni, druri). Krijoj një shabllon. Përmasat e shablloneve.
2. Mjet për të matur këndet, vegël kontrolli. Shabllon këndmatës. I duhej një shabllon për të matur këndet. I ishte vjetruar vegla e shabllonit.
3. fig. Diçka që përsëritet pa i ndryshuar e pa i shtuar asgjë, riprodhim mekanik; mënyrë të menduari, të sjelljes a të shprehuri e bërë sipas modeleve të të tjerëve; kopjim mekanik, shprehje, ide a sjellje që është përdorur dhe është shfrytëzuar nga shumë të tjerë e që merret e gatshme; model, imitim, kopjim; kallëp. Synonte të thyente shabllonet. Shabllonet e përtejdetit. I kanë mësuar përmendsh shabllonet. Jashtë shablloneve.
4. si mb. Që bëhet duke përsëritur diçka herë pas here sipas një modeli të njohur, që kopjohet në mënyrë mekanike, që bëhet a thuhet si stereotip, pa e logjikuar. Përgjigjja e tij ishte shabllone. Përsëriste rregullat në mënyrë shabllone. Skema shabllone. Njoftim shabllon.
5. si mb., fig. Që flet duke përsëritur a imituar të tjerët; që nuk është i zgjuar; i trashë (nga mendja). Djalë shabllon. Vajzë shabllone. I ri shabllon.
6. si ndajf. Në mënyrë të verbër, pa i ndryshuar asgjë, kallëp, verbazi. Atë thënie e mori shabllon. E quajtën shabllon. Kopjonte shabllon pa ndryshuar asgjë.
✱Sin.: kopjim, shtampë, klishe, stereotip, formulë, mostër, model, gjedhe, stereotip, imitim, model, kallëp.
STEREOTÍP,~III m. sh. ~A, ~AT 1. Lidhje e qëndrueshme nervore, që formohet në koren e trurit nga veprimi i ngacmuesve të përsëritur dhe që sjell një mënyrë të caktuar veprimi a sjelljeje të organizmit sa herë që përsëriten po ato rrethana. Stereotip dinamik.
2. Modeli konvencional i qëndrimit, ligjërimit apo gjykimit. Arsyetimi përmes stereotipave.
3. psikol. Një mendim i paramenduar, i përgjithësuar dhe i thjeshtuar, i cili nuk bazohet në vlerësimin personal të rasteve individuale, por përsëritet mekanikisht, mbi njerëz, ngjarje dhe situata. E ndërtoi gjykimin duke u nisur nga stereotipat. Bëri përcaktime sipas stereotipave. Stereotipat individualë. Stereotipat socialë.
4. gjuh. Një frazë ose një shprehje e ngulitur në një formë specifike dhe për rrjedhojë e përsëritur mekanikisht; klishe. Të folurit me stereotipa. Ligjërim i mbushur me stereotipa.
5. Shprehje, thënie proverbiale ose fjalë e vetme në të cilën pasqyrohen paragjykimet dhe opinionet negative duke iu referuar grupeve sociale, etnike ose profesionale. Stereotipat mbi kulturat e ndryshme kufizojnë marrëdhëniet mes njerëzve. Stereotipat gjinorë. Stereotipat socialë. Stereotipat etnikë. Stereotipat intelektualë.
VAR/G,~GUI m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Radhë sendesh të një lloji, të shkuara në pe, në tel etj. ose që janë lidhura a gërshetuar njëri me tjetrin. Vargje duhani. Varg qepësh (hudhrash). Një varg rruazash. Vargje me fiq. Shkoj (duhanin) në varg.
2. Grup sendesh të një lloji, që janë vendosur njëri pas tjetrit në një radhë; radhë njerëzish, kafshësh etj., që lëvizin a që ecin në të njëjtin drejtim e zakonisht për një. Varg i pafund. Vargu i njerëzve. Vargu i shtëpive. Vargu i makinave. Vargu i patave. Vargu i maleve. Varg shkëmbinjsh.
3. fig., kryes. nj. Një radhë gjërash a ngjarjesh që vijnë njëra pas tjetrës në mënyrë të pandërprerë. Varg protestash. Varg arritjesh. Në vargun e sukseseve. Varg fjalësh (mendimesh). Në vargun e viteve. Në vargun e ngjarjeve.
4. let. Njësi poetike që përbëhen prej fjalësh e fjalish të shkruara në një radhë dhe që kanë një ritëm dhe një numër të caktuar rrokjesh; çdo frazë ritmike që krijohet nga alternimi i një sasie të caktuar rrokjesh të theksuara e të patheksuara; vet. sh. vjershë, poezi. Roman në vargje. Shkruan (thur) vargje. Strofë me katër vargje.
5. Pjesa e parë e emërtimeve për lloje të ndryshme vargjesh që përdorën në krijimtarinë poetike. Varg i bardhë vargu që nuk ka rimë me ndonjë varg tjetër, sepse mundëson një vazhdimësi më të madhe dhe tinguj më të afërm me ligjërimin e përditshëm sesa vargu i rimuar, e gjejmë në vargjet e eposit të kreshnikëve. Varg i lirë lloj vargu që nuk ka një numër të caktuar rrokjesh, theksash ritmikë e pauzash ose nuk formon strofa me rima sipas skemave tradicionale të metrikës. Varg i thyer varg i copëzuar që për arsye theksimi, intonacioni etj. copëzohet a shkruhet i ndarë. Vargu aleksandrin përbëhet nga dymbëdhjetë deri në gjashtëmbëdhjetë rrokje me një cezurë në mes pas rrokjes së gjashtë ose të tetë. Varg i dyzuar dy vargje pesërrokëshe, dy gjashtërrokëshe; dy shtatërrokëshe, paraqiten të lidhura në një varg të vetëm dhe krijojnë një varg të dyzuar. Varg i dyfishtë varg i dyzuar. Varg dymbëdhjetërrokësh. Varg heroik varg në metrikën e lashtë që ka dhjetë rrokje e pesë theksa dhe që rimon me vargun vijues. Varg klishe varg që përsëritet gjithmonë njësoj.
6. spec. Tërësi madhësish të vendosura në një radhë të caktuar; grup bashkimesh kimike që kanë një lidhje të caktuar ndërmjet tyre. Varg gjeometrik. Varg radioaktiv. Varg numerik. Varg natyror. Vargu i uranit.
7. edhe fig., kryes. nj. Numër i madh, sasi e madhe qeniesh, gjërash a dukurish që vijnë njëra pas tjetrës ose që formojnë një grup; disa. Në vargun e arritjeve. Varg fjalësh (mendimesh). Në vargun e viteve. Në vargun e ngjarjeve. Një varg bimësh nuk e durojnë thatësirën. Kishte një varg të metash (dobësish). Paraqiti një varg kërkesash. Ngriti një varg çështjesh. Bëri një varg pyetjesh. Ka shkruar një varg librash
✱Sin.: rresht, vistër, vistrak, vargan, vargua, vargare, vardar, kordon, tufë, kalivare, kalisher, kolonë, vazhdar, seri, sërë, qerthull, radhë.
♦ Varg e varg një pas një, njëri pas tjetrit, me radhë, radhazi, zinxhir; varg pas vargu; varg e vijë; varg e vistër (e vijë). Varg pas vargu shih varg e varg. Varg e vistër (e vijë) një pas një; njëri pas tjetrit; radhazi, me radhë e pa ndërprerje; varg e varg; varg pas vargu.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë