Fjalori

Rezultate në përkufizime për “klikoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

IKONË

IKÓN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Figurë e një shenjti, e pikturuar mbi një dërrasë a mbi një copë druri ose mbi një pllakë metalike, shpesh e zbukuruar me ar, argjend dhe gurë të çmuar. Ikonë e vjetër. Ikonë bizantine. Ikonat e kishës. Kandili i ikonës.

2. fig. Figurë ose personazh shumë i vlerësuar dhe i adhuruar si përfaqësues i një epoke, zhanri, ambienti etj.; simbol. Aktorja ishte një ikonë e skenës.

3. kompj. Figurë e vogël në ekran që përfaqëson një objekt ose një program. Klikoj mbi një ikonë.

4. përd. mb., bised. I zbehtë e i tretur në fytyrë, i ngrirë e pa gjallëri, i pajetë. U bë ikonë.

KLIKOJ

KLIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kompj., jokal. Kërkoj a lundroj me anë të kursorit në ekranin e një kompjuteri ose të një celulari, duke shtypur mausin a butonin atje ku përftojmë zgjedhjen (informacionin) e dëshiruar, kur flasiminternet me dikë etj. Klikoj sa herë duaflas me dikë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.