Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ABRAZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET fiz., kim. 1. Veprimi kur abrazoj a abrazohet një lëndë, një sipërfaqe etj.
2. Rrjedhimi dhe gjendja kur abrazoj a abrazohet një lëndë, një sipërfaqe etj. Abrazim fizik. Abrazim kimik. Abrazimi i pllakave shkëmbore. Abrazimi i metaleve. Abrazim i dhëmbëve. Abrazimi i shkëmbinjve përgjatë vijës bregdetare. Abrazim i makinerive industriale.
✱Sin.: gërryerje, pastrim, lustrim, shkëlqim.
ABSORBÍM,~I m. sh. ~E, ~ET kim., fiz. Proces fiziko-kimik kur një trup i ngurtë thith a përthith plotësisht gjithë masën e lëndës e jo vetëm në sipërfaqen e tij; procesi i përthithjes ose i tërheqjes së një lënde, një energjie etj., nga një trup, nga një sistem ose nga një organizëm. Absorbimi i lëngjeve. Absorbimi i lagështisë. Absorbimi i gazrave nga një lëng. Absorbimi i nxehtësisë. Absorbimi i valëve. Ka (s’ka) aftësi absorbimi.
ACÍD,~I m. sh. ~E, ~ET kim. 1. Bashkim kimik, zakonisht i lëngshëm, me shije të thartë e me veti gërryese, që përmban hidrogjen dhe që me metalet jep kripëra; thartor. Acid sulfurik (borik, acetik). Acid klorhidrik. Acid citrik. Acid organik (joorganik). Acid yndyror (organik). Acid i fortë (i holluar). Acid akumulatorësh.
2. Shpërthyes, eksploziv; lloj acidi i ndezshëm, fishekzjarr. Acid shpërthyes. Fishekzjarrë me acid. Shtoj acide. Acid acetik akullnajor lloj acidi i ndezshëm shpërthyes.
AERONOMÍ,~A f., fiz. Degë e meteorologjisë, merret me studimin shkencor fizik dhe kimik të pjesës së sipërme të atmosferës së Tokës dhe të rajoneve përkatëse të atmosferës së planetëve të tjerë. Metodat e aeronomisë. Ekspert i aeronomisë. Aeronomia si degë e kimisë atmosferike dhe e fizikës atmosferike.
AGJENT,~III m. sh. ~Ë, ~ËT spec. Shkaktar (lëndë, forcë lëvizëse faktor veprues) i një dukurie a i një ndryshimi në natyrë ose në organizmat e gjalla; diçka që ndikon, nxit, vepron, krijon, lëviz; shkaktari i një sëmundjeje. Agjent jashtëm (i brendshëm). Agjent nervor. Agjent fizik (atmosferik). Agjent kimik element që shkakton ose që përshpejton një reaksion kimik. Agjent patogjen mikroorganizëm (bakter, virus ose parazit) që shkakton sëmundje.
AGREGÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Bashkim i elementeve të ndryshme në një tërë; tërësi e pjesëve përbërëse të diçkaje, të lidhura ngushtë ndërmjet tyre dhe që plotësojnë njëra-tjetrën. Agregat kimik grup molekulash që qëndrojnë bashkë përmes lidhjeve të dobëta.
2. tek. Tërësi makinash të ndryshme që krijojnë një sistem të përbashkët funksional, zakonisht për shndërrimin e një forme të energjisë në tjetrën; grup veglash të një makine, që kryejnë së bashku një proces pune. Agregat elektrik (me naftë). Agregate makinerie. Agregat bujqësor. Agregat petëzimi (çimentimi). Agregat ftohës. Agregatet e kombajnës. Punëtori i agregatit. Agregate ndriçuese. Agregat rryme (gjenerator). Agregat për beton.
3. min. Bashkim i mineraleve të ndryshme në një shkëmb të vetëm. Agregatet minerare. Agregatet shkëmbore. Agregate kristalike. Agregat i vogël. Agregat i madh.
4. bujq. Lëmsh i vogël a kokrrizë dheu, që krijohet nga bashkimi i grimcave të veçanta dhe që nuk prishet në ujë. Agregat dheu.
5. inxh. Përzierje materialesh të grimcuara (zhavorr, rërë, gurë të thyer) që përdoren për të bërë beton. Agregat guri. Sasia agregatit për përgatitjen e betonit. Llojet e agregateve. Vetitë fizike-mekanike të agregatit të gurit.
6. stat. Tërësi të dhënash të ndryshme që shfaqen në një përmbledhje të përbashkët për analizë. Analiza statistike e agregateve.
7. ek. Tërësi ndryshorësh ekonomikë, financiarë etj. si kërkesë. Agregatet ekonomike. Agregatet monetare.
8. soc. Grup individësh ose elementesh që krijojnë një tërësi; bashkësi njerëzish që nuk formojnë një grup të strukturuar, por që ndajnë një hapësirë ose qëllim të përbashkët. Agregat shoqëror.
9. gjuh. Bashkësi fjalësh që lidhen në një kontekst. Agregat fjalësh. Agregat formash leksikore (morfologjike).
AKRILÁT,~I m. sh. ~E, ~ET kim. 1. Komponim kimik që rrjedh nga polimeritë e acidi akrilik ose esteret, që përdoret për prodhimin e plastikës, të ngjitësve, të bojërave dhe të shtresave mbrojtëse; akril. Plastikë akrilati. Ngjitës i prej akrilati.
2. stom. Kripë e acidit akrilik; përbërje kimike e acidit metakrilik me metanon, që përdoret në stomatologjinë restauruese, në protetikë dentare dhe në ortodonci. Proteza prej akrilati.
AKTINOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fiz. Instrument për matjen e fuqisë së veprimit kimik të një burimi të dritës; instrument që regjistron ndryshimet e fuqisë së energjisë së rrezeve diellore. Saktësia e aktinografit.
AKTIVÍM,~I m., spec. 1. Veprimi kur aktivoj ose kur aktivohet diçka.
2. Proces i vënies në punë ose në funksion të diçkaje; proces i fillimit ose i vënies në veprim të diçkaje; procesi i vënies në punë të një programi ose të një pajisjeje; vënia në funksion e një aparati ose e një procesi; aktivizim. Aktivim i internetit. Energjia e aktivimit. Aktivimi elektro-kimik. Aktivimi i sistemit të alarmit. Aktivimi i qelizave diellore. Aktivimi i qelizave ose i sistemeve biologjike. Aktivimi i katalizatorit përshpejton reaksionin kimik. Aktivimi i sistemit imunitar të trupit. Aktivimi i uindosit. Aktivimi i kartës bankare.
✱Sin.: aktivizim, veprim, gjallërim.
AKTIVITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprim, aktivizim.
2. vet. nj. Veprimtari; pjesëmarrje e gjallë në një veprimtari. Aktivitet politik (shtetëror). Aktivitet letrar (shoqëror, patriotik). Aktivitet i gjallë. Jetë plot aktivitet. Aktiviteti i tyre s’ndalet. Aktivitetet pranverore. Aktivitet intelektual. Aktivitet publik. Aktivitet kulturor (sportiv). Hidhem në aktivitet. Organizoj një aktivitet. Marr pjesë në aktivitet.
3. Formë masive e veprimtarisë në një fushë. Aktivitet kulturor (artistik, sportiv). Aktivitete shkollore (jashtëshkollore). Aktivitet edukativ. Organizoj aktivitete rinore. Marr pjesë në aktivitete.
4. Degë që kryen një lloj të caktuar veprimtarie ekonomike. Aktivitet bankar. Aktivitet ekonomik. Aktivitete ndihmëse. Aktivitet humanitar.
5. spec. Veprim i një force të natyrës etj.; veprimtari, punë e një organi të trupit etj. Aktivitet i zemrës (i trurit, i veshkës etj.). Aktivitet mendor. Aktivitet kimik (radioaktiv). Aktiviteti i izotopeve. Aktiviteti i diellit. Aktiviteti i ujit mjedisor. Koeficient i aktivitetit.
✱Sin.: veprimtari, veprim, proces, punë, gjallëri, lëvizshmëri, zell.
AKTIVIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR spec., kal. 1. E vë në veprim, e bëj ose e nxis që të jetë aktiv, përshpejtoj, shtyj. Aktivizoj grupin e vallëzuesve. Aktivizoj Shoqatën e Mjekëve.
2. Fut në një punë, e përfshij në një veprimtari ose në një shërbim aktiv dikë a diçka; kund. pasivizoj. Aktivizoi komisionin zgjedhor. E aktivizuan në shërbim sekret. U aktivizova në ekipin e futbollit. Aktivizoj mjetet e përgjimit.
3. tek. Vë në funksion ose në shërbim diçka. Aktivizoj kartelën bankare. Aktivizoi aplikacionin mobil. Aktivizoj makinën e larjes. Aktivizova motorët e luftarakes. Aktivizuan rrjetin e internetit.
4. kim. Bëj që të marrë pjesë e të veprojë në një proces; aktivizoj. Aktivizoj qymyrin. Aktivizoj një proces kimik. Aktivizoj një reaksion të rrezikshëm kimik. Aktivizoi elementet kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare.
✱Sin.: aktivoj, nxis, përshpejtoj, shtyj.
►AKTIV/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR spec., vet. v. III 1. vetv. Aktivizohet. Katalizatori aktivohet në temperatura të larta. I riu aktivohet shpejt. Aktivohet sistemi imunitar i organizmit.
2. pës. e AKTIVÓJ. Hormoni ishte aktivizuar nga një reaksion kimik.
AKUAFÓRT/E,~JA f., shtyp. 1. Gdhendje a prerje me acid e një pllake metalike. Teknikë akuaforte. Shtyp me akuaforte. Punoj me akuaforte.
2. art. Arti i gdhendjes në një pllakë metalike i një imazhi, i një portreti etj. Akuafortet e Rembrantit e të Pikasos. Akuafortja realizohet përmes një procesi kimik me acid. Akuafortet përdoren gjerësisht nga artistë grafikë.
ALÁRM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Sinjal paralajmërues me zë, me drita, me sirenë ose me valë, që jepet për të njoftuar për një rrezik të afërt (si zjarr, vjedhje, fatkeqësi, bartje e të sëmurit me autoambulancë etj.). Alarm drite. U dëgjua alarmi i zjarrit dhe u evakuuam nga shtëpitë. Dëgjova mbrëmë sirenën e alarmit. Gjendje alarmi. Alarm fals. Sistem i alarmit. Epidemia shkaktoi alarm në qytet. Në rast alarmi. Jap alarmin. Ngre alarmin. Alarmi i kuq paralajmërim për një rreziku shumë të madh që mund të vijë nga tërmetet, nga zjarret, nga përmbytjet, nga rrëshqitje dheu nga stuhitë në tokë e në det, nga sulmet terroriste etj.
2. usht. Sinjal ose urdhër për t’u bërë gati menjëherë për të përballuar një rrezik të papritur; gjendje gatishmërie në rast rreziku ose gjatë një stërvitje ushtarake; paralajmërim rreziku. Alarm lufte (ajror, kimik). Alarm bombardimi. Kambanë alarmi. Alarm zjarri. Sinjali i alarmit. Qyteti në alarm. Sirena e alarmit. U bë alarm. Bie alarmi.
3. fig. Shqetësim i madh përpara një rreziku të papritur. Ndizet alarmi. Shkaktoi (ngjalli) alarm. E bëj alarm e bëj diçka problem shqetësues për të gjithë, shpesh pa nevojë.
♦ Alarm i rremë libr. zhurmë e kotë për një rrezik të mundshëm. U bie *sirenave të alarmit libr. Jap (vë) alarmin libr. shih jap kushtrimin. *Kambanë alarmi.
✱Sin.: kushtrim, sirenë, paralajmërim, lajmërim, sinjal.
ALOTROPÍK,~E mb., fiz. Që ka të bëjë me alotropin dhe alotropinë, që ka lidhje me alotropinë ose që i përket formave të ndryshme të të njëjtit element kimik; i alotropit ose i alotropisë. Modifikime alotropike. Veçoritë alotropike të elementeve kimike. Studimi për veçorive alotropike të oksigjenit.
ALOTROPÍZ/ËM,~MI m., kim. Aftësia e një elementi kimik që të ekzistojë në shumë forma në të njëjtën gjendje agregate, zakonisht në gjendjen e ngurtë ose të gaztë, në forma me renditje ose strukturë tjetër të atomeve, rrjedhimisht edhe me veti fizike e kimike të ndryshme. Alotropizmi i karbonit në diamant, grafit e grafen.
ALTER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR spec. 1. kal. Ndryshoj diçka për nga pamja, përmbajtja, forma, fuqia; zëvendësoj, prish. Alteroj veten. Alteroj ngjyrën e mureve. Alteroj dendësinë e lëngut. Alteroj mendimin (botëkuptimin, pikëpamjen).
2. tek., kal. Përziej sipërfaqen e një metali me një metal tjetër, duke i ndryshuar qëndrueshmërinë, pamjen etj. Alteroj një tabaka llamarine me alumin (me argjend, me ar). Alteroj kornizat e dritareve. Alteroj kompletin e lugëve (të pirunëve, të thikave).
3. gjeol., kal., edhe jokal. v. III Ndryshon përbërjen apo strukturën si pasojë e një procesi kimik, fizik ose biologjik. Koha i alteron shkëmbinjtë. Minerali më vonë ka alteruar në limonit.
4. jokal., vet. v. III Zbardh dita, çel drita, nis agimi, fillon mëngjesi. Alteroi dita.
✱Sin.: ndryshoj, shndërroj, ndërroj, shformoj, shpërbëj, shfytyroj, prish, keqësoj, përkeqësoj, modifikoj, zëvendësoj, këmbej, transformoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë