Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VÚAJ vep., ~TA, ~TUR 1. jokal. Kam një dhembje a një sëmundje që më mundon, heq prej saj. Vuan nga dhembja e kokës. Vuante nga stomaku (nga zemra, nga veshkat, nga ethet). Vuanin nga malaria.
2. jokal. Mundohem shumë për të bërë a për të gjetur diçka, përpiqem e lodhem shumë; kaloj vështirësi e mungesa të mëdha, jetoj në skamje a në varfëri; më mungon diçka dhe s’e siguroj dot. Hoqën e vuajtën nën thundrën e pushtuesit. Vuajti për të bërë një shtëpi. Vuanin për bukë (për ujë, për kripë). Kanë vuajtur tërë jetën. Vuante për gjumë.
3. jokal. Pësoj të këqija a mundime, ndiqem, dënohem e keqpërdorem nga dikush. Vuajtën nga fashistët. Vuajti në burg. Vuajti të zitë e ullirit vuajti shumë. Vuajti pikën e zezë vuajti shumë. Vuan si gjarpri nën gur (si miu në mur).
4. jokal. Ndiej dhembje në shpirt për dikë, kam dashuri të madhe për të, jepem me shpirt pas tij. Vuan pas asaj. Vuan pas fëmijës.
5. fig., jokal. Kam një të metë a një mungesë, e cila më dëmton; vet. v. III ka të meta e dobësi. Vuante nga mendjemadhësia. Vuan nga (për) mendtë e kokës e ka fajin vetë. Vepra vuan nga disa dobësi të theksuara. Vuan nga budallallëku.
6. kal. Kaloj një mundim trupor a shpirtëror, një sëmundje, një të keqe a dënim; heq. Vuajti urinë. Vuajti dënimin.
✱Sin.: heq, lëngoj, rënkoj, dergjem, torturohem, përvëlohem, mjerohem, mundohem, rraskapitem, përndiqem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë