Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MOSMIRËDÁSHËS,~E mb. Që nuk është mirëdashës, që nuk u do të mirën të tjerëve; që nuk ka a nuk shpreh dashamirësi; keqdashës; kund. mirëdashës. Njeri mosmirëdashës. U tregua mosmirëdashës. S’është mosmirëdashës. Qëllime (synime, ndjenja) mosmirëdashëse.
✱Sin.: keqdashës, dashakeq, keqan.
SHAFAKÉQ,~E mb. 1. Që s’ta mbush syrin as nga pamja e as për nga formimi; shëndetlig, i shëmtuar. E dinin kush ishte shafakeq e kush jo. Me kohë u bë edhe më shafakeq. I shkroi një letër të birit shafakeq.
✱Sin.: shëndetlig, shëndetpakët, i pafuqishëm, i brishtë, imtak, thatin, keqot, keqan, kequrin, shëmtak, i shëmtuar, shëmtarak.
ZEMËRKÉQ,~E mb. 1. Që ua do të keqen a u bën keq të tjerëve, që e ka zemrën të keqe, zemërlig, shpirtkeq; kund. zemërmirë. Njeri zemërkeq. Grua zemërkeqe. Katundari i moshuem nuk ishte aq zemërkeq. Kush është zemërkeq përbuzet. Shtriga zemërkeqe i hyri natën në odë dhe i la atij një pasqyrë e një palë gërshërë. (folk.). Ujku zemërkeq iu afrua dhe i skërmiti dhëmbët. Dhisë i ngriu gjaku. (folk.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Zemërkeqin s'e do njeri. (fj. u.).
✱Sin.: shpirtkeq, shpirtlig, shpirtkrimbur, zemërlig, smirëzi, keqan, katran, i lig, punëkeq.
ZEMËRLÍG,~Ë mb. 1. Zemërkeq, shpirtkeq, që e ka zemrën ahur; kund. zemërmirë. Njeri zemërlig. Grua zemërligë. Është bërë zemërlig e i djallëzuar. Një vajzë aq e bukur sa edhe zemërligë. - Mos u bëni zemërligj me shqiptarët!
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Erdhi dhe e zgjoi zemërligu. Zemërligu s’ban prokopi kurrë. (fj. u.).
✱Sin.: zemërkeq, shpirtkeq, shpirtdobët, zemërdobët, keqan, katran, qen.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë