Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kazil”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BARDHO

BÁRDHO,~JA m. sh. ~, ~T 1. Qen, kalë ose ka i bardhë. Nuk thotë as bardho, as kazil (dikush) nuk flet fare për diçka; nuk mban asnjë qëndrim.
2. Njeri me flokëbardhë, balash.

BRESHKO

BRÉSHK/O,~JA m. sh. ~O, ~OT Ka i larmë si zhgualli i breshkës. - Hajs Breshko, hajs Kazil!

DE

DE palak., bised. 1. ndajf. (e përsëritur). Hë, hë. De këtu e de atje, asnjë gjë nuk u .
2. pj. Përdoret për të shprehur nxitje, padurim, kënaqësi etj.( zakonisht pas foljevemënyrën urdhërore ose pas disa ndajfoljeve); pra. - Eja de! -Shko de! - Fol de! - Prit de! - Kape de! - Mjaft de! - Kështu de! - Ashtu de! - He de! - Ku de? - Mirë de. - Lirë de! - Pusho de!
3. pj. Po; pra; siç të thashë. - thashë de, ai më ka thirrur.
4. pasth. përdoret për të nxitur kuajt e qetë që të ecin. - De, kuqo, de! - De, kazil, de! “De”, s’ecën, “pyh” s’ndalet. (fj. u.).
5. pasth. Përdoret e përsëritur për të përforcuar shprehjen e një habie, të një kënaqësie, të një hidhërimi etj. - De, more, de! - De, more hall, de! - Hajde de (bised.) prapë mirë, s’është keq; ku e gjenjetë kështu!

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.