Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kauzë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AMBASADOR

AMBASADÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Përfaqësuesi më i lartë diplomatik që ka një shtet në një shtet tjetër ose pranë një organizate ndërkombëtare, me qëllim përfaqësimin e interesavevendit të tij; drejtuesi i ambasadës. Ambasador i jashtëzakonshëm e fuqiplotë. E emëruan ambasador. Ambasador i Paqes. Ambasadorët e akredituar. Ambasador nderi figurë publikepromovon një kauzë ose një vend, zakonisht pa status diplomatik zyrtar.

KAUZAL

KAUZÁL,~E mb., libr. Që ka të bëjë me një kauzë a me një çështje me rëndësi madhore. Çështje e drejtë (e madhe) kauzale. Problem kauzal.

KOMPROMETUESHËM

KOMPROMETÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., edhe fig. Që mund të komprometohet; kund. i pakomprometueshëm. Drejtues i komprometueshëm. Kauzë e komprometueshme.

KUSHTOHEM

KUSHT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. (me trajtëshkurtër përemërore) 1. I jepem një kauze a një ideali; flijoj veten për një kauzë a detyrë shumërëndësishme; i përkushtohem dikujt a diçkaje. I kushtohem artit (shkencës, gjuhësisë).
2. vet. v. III Bëhet ose zhvillohet një veprimtari për një çështjerëndësishme me rastin e një përvjetori etj. I kushtohet përvjetorit (100 - vjetorit) të lindjes (të vdekjes).
3. pës., vet. v. III e KUSHTÓJ.
Sin.: flijohet, përkushtohem.

KUSHTOJ

KUSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. (me trajtëshkurtër përemërore) 1. Sakrifikoj jetën ose jap gjithçka për një ideal a për një kauzëlartë; flijoj veten. Tërë jetën ia kushtoi atdheut (shkencës).
2. Botoj diçka (një libër, një vepër etj.) në shenjë kujtimi, nderimi e respekti për dikë a diçka, duke vënëballinë edhe një shkrimshkurtër; përkushtoj. Ia kushtoj nënës simedashur!
Sin.: flijoj, dedikoj, përkushtoj.

MARTIR

MARTÍR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që pranon vdekjen në vend që të heqë dorë nga besimi i vet fetar.

2. Ai që vuan shumë e jep edhe jetën për një çështje të lartë e të shenjtë, ai që sakrifikon veten për një kauzë (për çlirimin a për mbrojtjen e Atdheut, për drejtësinë shoqërore etj.); dëshmor. Martirët e At­dheut (e lirisë). Martirët e Borovës. Gjaku i martirëve. Varret e martirëve. Përkujtimi i martirëve të rënë për Atdhe. Dha jetën si martir. U ngrit një obelisk në kujtim të martirëve.

3. Ai që jep jetën për diçka me vlerë të madhe. Martir i dashurisë.

MARTIRE

MARTÍR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që pranon vdekjen në vend që të heqë dorë nga besimi i vet fetar.

2. Ajo që vuan shumë e jep edhe jetën për një çështje të lartë e të shenjtë (për çlirimin a për mbrojtjen e Atdheut, për drejtësinë shoqërore, për besimin fetar etj.), ajo që sakrifikon veten për një kauzë; dëshmore. Martirja e kombit. Martirja e re.

3. Ajo që jep jetën për diçka me vlerë të madhe. Martire e dashurisë.

MARTIRIZOHEM

MARTIRIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bie dëshmor, bëhem theror, flijohem për një kauzëmadhe. U martirizuan për lirinë e Atdheut.
2. vetv. Heq e vuaj shumë për një çështjelartë e të shenjtë (për çlirimin a për mbrojtjen e Atdheut, për drejtësinë shoqërore, për besimin fetar etj.). Martirizohet peshkopi.
3. pës. e MARTIRIZÓJ.
Sin.: therorizohem, flijohem, heq, vuaj, mundohem, sfilitem, torturohem.

MARTIRIZUAR

MARTIRIZÚAR (i, e) mb. 1. Që e kanë vrarë për një kauzëmadhe, që ka rënë martir. Prift i martirizuar. Ushtarëmartirizuar.
2. Që ka vuajtur dhe është torturuar si martir. Popull i martirizuar.
Sin.: i therorizuar, i flijuar.

MECENAT

MECENÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mecen. Monarku ishte mecenat i madh i artit.
2. Mbështetje e madhe për një artist, për një shkrimtar, për një kauzë etj. Familje fisnike e njohur edhe për vepra mecenati.

MILITANT

MILITÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. Anëtar i një partie a i një organizate, që zhvillon një veprimtarigjallë, duke luftuar me vendosmëri për të plotësuar programin e qëllimet e saj. Militantët morën kontrollin e qytetit.
2. fig. Luftëtar aktiv për një qëllimlartë a për një kauzë; veprimtar.

MILITANTE

MILITÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Anëtare e një partie apo e një organizate, që është aktive dhe e vendosur për të plotësuar programin e qëllimet e saj. Tërheq vëmendjen e militanteve të thjeshta.
2. fig. Luftëtare aktive për një qëllimlartë a për një kauzë; veprimtare.

PORTËRUAJTËS

PORTËRÚAJTËS,~E mb. 1. ruan portën.
2. fig. ruan a mbron një kauzë etj. Sa më shumë portëruajtësjenë ata, aq më e vështirë bëhet dhe shkelja e ligjit.

PORTËRUAJTËS

PORTËRÚAJTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ruan portën a që hap e mbyll portën e një ndërmarrjeje, të një reparti etj.
2. fig. Ai që ruan një kauzë etj. Portëruajtësit e drejtësisë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.