Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KAURDÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. gjell. Skuq a fërgoj mishin me pak yndyrë, me qepë dhe pak salcë, para se të ziejë. Kaurdis mishin e viçit.
2. Pjek kokrrat e kafesë në qebap. Kaurdis kafenë.
3. fig. Kaloj a rregulloj disi jetën duke përdorur përvojën dhe mjete ose mënyra jetese nga më të mundshmet; rregulloj disi një punë etj. E kishte kaurdisur jetën me ato që kishte pasur. E kaurdiste punën me përpjekje e mundime.
✱Sin.: fërgoj, skuq.
PJÉKUR (i, e) mb. 1. Që është zbrujtur e rreshkur në furrë a në zjarr dhe është bërë i gatshëm për t’u ngrënë. Mish i pjekur. Pulë e pjekur. Qengj i pjekur. Patate të pjekura. Gështenja të pjekura. Misër i pjekur. Njëri e do të zier, tjetri e do të pjekur. (fj. u.).
2. Që ka arritur zhvillimin e vet të plotë dhe është i gatshëm për t’u përdorur si ushqim, që është pjekur. Pemë (qershi) të pjekura. Rrush i pjekur.
3. fig. Që ka arritur zhvillim të plotë trupor e mendor dhe ka fituar njohuri e përvojë për jetën, është kalitur etj. Në moshë të pjekur. Djalë i pjekur. Shumë i pjekur për vitet që ka.
4. fig. Që është menduar e peshuar mirë, duke parë thellë të gjitha rrethanat e pasojat e mundshme; që është karakteristik për një njeri me zhvillim të plotë mendor dhe me përvojë në jetë; i matur, i urtë. Vendim i pjekur. Mendime (propozime) të pjekura. Qëndrim i pjekur.
✱Sin.: i arrirë, i bërë, i ardhur, i burrëruar, i rritur, i mushtuar, i matur, i urtë, i mençur, i skuqur, i kaurdisur, miellës, i ndrydhët, i ndulkët, i squllët, i zbrujtur, fice, i ficur, i thekur, i rreshkur, i tharë, i përgatitur, i rëndë, i kalitur, i menduar, i thellë, i peshuar, i rrahur, mjekërbardhë.
TIGANÍSUR (i, e) mb. Që është skuqur në tigan, që është tiganisur, i skuqur, i fërguar. Vezë të tiganisura. Mish i tiganisur. Pulë e tiganisur. Patate të tiganisura. Mëlçi të tiganisura. Djathë kaçkavall i tiganisur.
✱Sin.: i gatuar, i fërguar, i kaurdisur, i skuqur, i përzhitur, i rreshkur, i thekur, i përcëlluar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë