Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DHJÉRË (i, e) mb. 1. Që është ndotur me jashtëqitje, që është dhjerë. Mbeti si i dhjerë. Pantallonat e dhjera të çunit.
2. fig. I poshtëruar dhe i befasuar. Mbeti si i dhjerë. E lashë të dhjerë me atë që i thashë.
3. fig., përçm. Që nuk ka asnjë vlerë, që është katranosur. Një libër i dhjerë. Një punë e dhjerë.
4. si em. Njeri që nuk ka asnjë vlerë.
✱Sin.: i pëgërë, i ndotur, i fëlliqur, pis.
♦ Shan (qesh) i dhjeri të përmjerrin! tall., bised. shan një njeri shumë i keq një tjetër që është më i mirë se ai, edhe pse ka të meta.
DJALLÓSUR (i, e) mb., bised. Që është prishur e shkatërruar aq keq sa s'ndreqet më ose është vështirë të rregullohet; që është bërë më keq a është shkatërruar krejt në vend që të ndreqej, që është katranosur; që është shpënë në një gjendje të keqe, që është bërë për djall. Punë e djallosur. Muhabet i djallosur. Këtë lëng të djallosur, inxhinieri e përftoi prej dy përbërësish.
✱Sin.: i dreqosur, i nxirosur, i katranosur, i sterrosur, i dhjerë
HAKARÉT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Përbuzje, përçmim, poshtërim. I bëri gjithë atë hakaret. E priti me hakaret e priti me përbuzje.
2. si mb. Që është zhvilluar me tepri, shumë i madh dhe pa bukuri e pa lezet. Djalë hakaret.
3. si ndajf. Shumë keq; si mos më keq; duke e katranosur a djallosur; ngatërrueshëm, ndërlikueshëm. Vishet hakaret. Ishte i madh hakaret. Është rritë e është bërë hakaret.
✱Sin.: përbuzje, përçmim, poshtërim, shpërshije.
KATRANÚAR (i, e) mb. I katranosur.
LERÓSUR (i, e) mb. 1. Që është lerosur, i fëlliqur me baltë, i përbaltur; i zhyer. Me duar (me këmbë, me këpucë) të lerosura. Me fytyrë të lerosur.
2. Që ka zënë lerë; që është bërë me zhul, i fëlliqur nga të palarët. Me këmishë (me jakë) të lerosur. Çarçafë të lerosur.
3. fig., bised. Që është prishur keq, i fëlliqur fare, i katranosur (për një punë). Punë e lerosur.
4. fig. I njollosur keqas, i fëlliqur, i turpëruar. Njeri i lerosur.
5. Që ka rrëshqitur poshtë, i shembur, i fundosur. Vend i lerosur.
✱Sin.: i ndotur, i përbaltur, i ndyrë, i fëlliqur, i zgjyrosur, i zhyer, i zhulosur, i prishur, i katranosur, i djallosur, i fundosur, i njollosur, i rrëshqitur, i turpëruar, i shembur.
PUSÚAR (i, e) mb. 1. I prishur, i dëmtuar, i katranosur.
2. fig. I fundosur, i shkatërruar, i varrosur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë