Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KATRANÍM,~I m. 1. Lyerje me katran; katranosje.
2. bised. Fëlliqje a ndotje me baltë, me bojë etj.
3. fig. në sh. ~E, ~ET bised. Përkeqësim i një gjendjeje a situate; prishje.
4. fig., bised. Ndërlikim i një pune a i një çështjeje; djallosje; katranosje.
✱Sin.: katranosje, ndotje, fëlliqje, djallosje.
PRÍSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur prish ose kur prishet diçka.
2. Gjendja pasi prish a pasi prishem. Prishja e urës. Prishja e dhëmbëve. Prishja e mishit. Prishja e kontratës. Prishja e rregullit.
3. Vend i prishur a i shkatërruar. Prishje tektonike (gjeol.). Prishjet në çati.
4. bised. Shpenzim. Prishjet dhe të ardhurat.
✱Sin.: përprishje, shembje, shkatërrim, çartje, dëmtim, dëm, shpërbërje, shthurje, çrregullim, shprishje, fshirje, shuarje, keqësim, dobësim, shëmtim, rrënim, zvetënim, përdhosje, bastardim, degjenerim, ngërdheshje, shtrembërim, kalbje, thartim, tharmëtim, tharmim, dekompozim, zjarrtisje, qelbje, ndotje, vrenjtje, shpenzim, dështim, shkrehje, rrëzim, krusmë, thepisje, hallakatje, shkallmim, shkapërderdhje, zbërthim, porropi, zarar, çakordim, djallosje, katranosje, ngatërrim, shkarëzim, çorganizim, rënie, pështjellim, rravgim, çjerrje, shkelje, tretje, shformim, prerje, mykje, zhezhitje, djegie, ndyrje, fëlliqje, ndërprerje, ftohje, acarim, egërsim, harxhim.
PUSÍM,~I m. 1. Veprimi kur pusoj ose kur pusohem.
2. Prishje, dëmtim, katranosje.
3. fig. Fundosje, shkatërrim, varrosje.
✱Sin.: prishje, dëmtim, katranosje, fundosje, shkatërrim, varrosje.
PËRDREQNÍM,~I m. Veprimi kur përdreqnoj ose kur përdreqnohet diçka.
✱Sin.: përdreqim, djallosje, dreqosje, katranosje.
QULLÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Veprimi kur qullosim a kur qullosemi; qullje. Qullosja e fëmijëve. Qullosje e bisedimeve (keq.).
✱Sin.: të qullosurit, njomje, squllje, prishje, djallosje, katranosje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë