Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►DJALL/ÓSEM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. Bëhem keq e më keq, bie në një gjendje shumë të rëndë a të vështirë; prishem, shkatërrohem a pësoj një dëm shumë të madh. U vra e u djallos fare. Pambuku (drithi) mund të laget e të djalloset.
✱Sin.: dreqosem, përdreqnohem, nxirosem, katranosem, sterrohem, dhitem.
►KATRAN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Katranosem.
2. pës., vet. v. III e KATRANÓJ.
►NDÝ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Përlyhem me baltë, me lyrë, me bojë a me diçka tjetër, fëlliqem, ndotem; kund. pastrohem. Është ndyrë në fytyrë. Është ndyrë i tëri.
2. vetv., vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Më bëhet i neveritshëm dikush a diçka, më neveritet, më vështirësohet; më vjen ndot, më vjen krupë. I është ndyrë ai njeri. Iu ndy ajo gjellë. Iu ndy pija. Po më ndyhet me këto fjalë.
3. euf., vetv. Dal jashtë, bëj nevojën, ndotem. U ndy foshnja.
4. pës. e NDÝJ.
✱Sin.: ndotem, fëlliqem, ndragem, purthem, përpurthem, qelbem, pëgëhem, përzhurgem, palandyhem, palavohem, pëlyrem, përdhosem, lerosem, zhulosem, laparosem, njollosem, laturisem, katranosem, zhytem, gërbulem, ajkosem, llackosem, llangosem, llagavitem, zgjyrosem, bëhem, vështiroset, neveritet, sklloçitem, pocaqisem, përmutem, trokohem, dhitem, lirohem, jashtëqit, përlyhem, prishet, djalloset.
►PUS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Prishem, dëmtohem, katranosem.
2. fig., vetv. Fundosem, shkatërrohem, varrosem.
3. pës., vet. v. III e PUSÓJ.
►PËSHTJELL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ngatërrohem në një punë a në diçka.
2. vetv. Hutohem fare e s’di si të bëj. Ishte pështjelluar fare!
3. vetv., vet. v. III Ngatërrohet keq diçka, bëhet rrëmujë. U pështjellua puna e u bë lëmsh.
4. pës. e PËSHTJELLÓJ. U pështjellua nga goditja.
✱Sin.: çatrafilohem, ngatërrohem, turbullohem, prishem, koklavitem, çrregullohet, përzihem, shastisem, hutohem, katranosem, djallosem, trazohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë