Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DIÓD/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT elektr. Llambë elektronike me dy elektroda (me anodë e me katodë).Funksionimi i diodës. Tensioni i diodës.
ELEKTRÓD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. fiz. Pjesa e një përcjellësi të ngurtë nga hyn ose nga del rryma elektrike; secili nga dy përcjellësit që zhyten në banjën e elektrolizës. Elektrodë pozitive anodë. Elektrodë negative katodë. Elektrodë qymyri. Elektrodë e polit negativ në një burim rryme. Llambë elektronike me dy elektroda.
2. tek. Shufër metali që përdoret për saldim. Elektrodat e saldimit. Elektroda të madhësive të ndryshme. Elektroda të një rezistence të lartë.
TIRATRÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT elektr. Gyp gazi me katodë të nxehtë, i përdorur veçanërisht si drejtues i rrymës alternative. Tiratron me hidrogjen. Tiratron me gjysmëpërçues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë