Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DRY,~NI m. sh. ~NA, ~NAT 1. Mjet i metaltë për të mbyllur një derë, një arkë etj., me një hallkë të harkuar, që hapet e mbyllet me çelës; kyç varës. Dry i madh (i vogël). Mbyll drynin. Hap (çel) drynin. Mbyll me dry. I vuri drynin e mbylli me dry, e kyçi. Duhet të jetë arkë me dyzet dryna. (fj. u).
2. bised. Shuli i derës.
3. fig. Njeri i mbyllur në vetvete, që i mban të fshehura mendimet e dëshirat, që nuk hapet me të tjerët, njeri që nuk nxjerr asnjë fjalë nga goja; thes i lidhur. Është dry. U bë dry.
4. sport. Mënyrë kapjeje në sportin e mundjes për ta bllokuar kundërshtarin.
✱Sin.: kyç, katinar, shul, buqicë.
♦ *Arkë pa dry (pa çelës). *Arkë me dry (me shtatë dryna). U bë dry (dikush) u mbyll në vetvete, as tregon as flet për diçka, nuk shprehet, u kyç; i vuri kyçin (drynin) gojës. Janë *arkë e dry. I vuri drynin (*kyçin, çelësin) (diçkaje). I vuri drynin (*kyçin) gojës (dikush). I vuri drynin (*kyçin, çelësin) shtëpisë (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë