Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KATEGORIKÍSHT ndajf. Në mënyrë kategorike. Ndalohet (hidhet poshtë) kategorikisht.
PRÉRË ndajf. 1. Me pak fjalë, pa e zgjatur, shkurt; në mënyrë të prerë, në mënyrë të vendosur. Foli prerë. U përgjigj prerë. Urdhëroi prerë.
2. Troç, hapur; në mënyrë të qartë, shkoqur. Shprehet prerë. Dallohet prerë. E përcaktoi prerë.
3. Mes për mes e drejt, shkurt, trup. I ra fushës (pyllit, malit) prerë.
4. Patjetër, pa dyshim. Prerë, (që) do të niset.
5. Buzë më buzë, rrafsh. Një shinik prerë me misër. E mbushi prerë.
✱Sin.: preras, prerazi, copë, troç, shkurt, shkoqur, trup, përmes, rrafsh, vendosmërisht, kategorikisht, faqeza, hapur, sheshit, qartë, bam, çiltas, rrumbullak, drejt, drejtpërdrejt.
REFUZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Nuk pranoj të bëj një punë a një veprim që më kërkohet, kundërshtoj. Refuzoj prerazi (kategorikisht). Refuzoi ta bënte. Refuzoi të vinte (të fliste, të nisej).
2. kal. Nuk e pranoj dhe e kthej diçka që më japin a më dërgojnë; nuk e pranoj diçka që më kërkohet; nuk e dua, e hedh poshtë, prapësoj. E refuzoi dhuratën (mallin, ndihmën). I refuzoi paratë. E refuzoi kërkesën (pagesën, ftesën, urdhrin).
3. jokal. Nuk pranoj, kundërshtoj. I thashë, por refuzoi.
TAKSATIVÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë të prerë, në mënyrë të pakundërshtueshme; prerë, kategorikisht. Çdo krim është taksativisht i dënueshëm.
✱Sin.: kategorikisht, prerë.
VENDOSMËRÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë të vendosur; me vendosmëri. Qëndroi vendosmërisht. E mbrojti vendosmërisht. E hodhi poshtë vendosmërisht.
✱Sin.: fuqimisht, kategorikisht, këmbëngultas.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë