Fjalori

Rezultate në përkufizime për “katedër”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FIZKIMI

FIZKIMÍ,~A f. 1. Degë e kimisë që ka të bëjë me zbatimin e teknikave dhe teorivefizikësstudimin e sistemeve kimike. Studimefushën e fizkimisë.
2. bised. Katedër ose degë e fizikës dhe kimisë. Bën pjesë në katedrën e fizkimisë.

FOLTORE

FOLTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vend më i ngritur në një sallë a diku tjetër, me një tryezëposaçme prej nga flet ligjëruesi, folësi etj.; katedër; podium. Foltorja e Kuvendit. Mikrofoni i foltores.
Sin.: katedër, podium.

PULPIT
PULT

PULT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Tryezë e vogël dhe e pjerrët, që shërben për të vendosur mbi të një libër, partiturat etj.; katedër. Pulti i dirigjentit. Pulti i mësuesit. Vuri partituratpult.
2. tek. Pajisje e pajisur me sinjale, me aparatura matëse, kontrolluese etj., që shërben kryesisht për të drejtuar automatikisht punën në një fabrikë, në një sektorcaktuar etj. Pulti qendror. Pult elektrik. Pulti i drejtimit (i komandimit). Drejton nga pulti. Pulti i televizorit. Pulti i garazhit. Pulti i kondicionerit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.