Fjalori

Rezultate në përkufizime për “katarosh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DHËMB

DHËMB,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secila nga eshtrat e vogla të ngulura në të dyja nofullat, që i shërbejnë njeriut a kafshës për të copëtuar e për të përtypur ushqimet ose për të kafshuar diçka. Dhëmbëgjatë (të mëdhenj, të vegjël, të dalë). Dhëmbëbardhë (të zverdhur, të nxirë). Dhëmbëmprehtë. Dhëmb i prishur (i krimbur). Dhëmbëvënë. Dhëmbët e njeriut (e maces, e qenit, e ujkut, e luanit, e tigrit, e dhelprës). Dhëmbët e brejtësve. Me (pa) dhëmbë. Nervi i dhëmbit. Rrënja (palca) e dhëmbit. Pastë (furçë, kruese) dhëmbësh. I dolën (i ranë) dhëmbët. M’u mpinë dhëmbët. Shkul (heq) dhëmbin. Thyej (kafshoj, copëtoj) me dhëmbë. Laj (pastroj) dhëmbët. Mishi i dhëmbëve (mishrat e dhëmbëve) mishi përqark funditdhëmbëve, trysat. Flas (them) nëpër dhëmbë nuk i shqiptoj mirë fjalët dhe nuk i sqaroj mirë gjërat.
2. Secila nga eshtrat e voglandodhenpjesën e përparmenofullave dhejanë më të hollë e më të mprehtë se ata që ndodhen anash. Dhëmbët e përparmë. Dhëmbët prerës. Dhëmbët e dhëmballët. Kap me dhëmbë. I ngul (i fut) dhëmbët kafshoj. I armatosur gjer (deri) në dhëmbë i armatosur shumë mirë, i pajisur me të gjitha armatimet. Kush luan këmbët, luan dhëmbët (fj. u.). Ku dhemb dhëmbi, vete gjuha (fj. u.).
3. kryes. sh. Varg të dalash, zakonishtmprehta ose me majë, në një vegël, në një mekanizëm etj.; dhëmbëz. Dhëmbëhekurt (të çeliktë). Dhëmbët e sharrës (e frezës, e ingranazhit). Dhëmbët e krehrit. Rrotë (lesë, frezë) me dhëmbë.
4. Fije e hollë kallami a metali e krehrit të tezgjahut. Rregulloj dhëmbin e vegjës.
5. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme dhëmbësh. Dhëmb katarosh stërdhëmb. Dhëmbët e parë (dhëmbët e qumështit) dhëmbët e foshnjërisë. Dhëmbët e syrit (e qenit) katër dhëmbët me majëgjenden midis dhëmbëve prerës dhe dhëmballëve. Dhëmb floriri dhëmb i vënë prej floriri.
6. bujq. Pjesë e parë e një emërtimipathjeshtë për një lloj pajisjeje për çarjen e tokësthellësi. Dhëmb injektor.
Sin.: dhëmbëz, çatall, fije.
Ta bësh dhëmbin sa të *kalit! Ia bëri dhëmbët *misër (dikujt) keq. kanë rënë dhëmbët (dhëmbë e dhëmballë). 1. U plaka; jam plak; jam shumë i vjetër diku, kam shumë kohë aty, u plaka në atë vend, në atë punë, në atë zanat etj. 2. E kam humbur fuqinë e s’jam më në gjendjedëmtoj njeri; s’jam më i rrezikshëm, s’i bëj dot gjë askujt. Ma pruri (ma solli) shpirtin ndër dhëmbë (dikush a diçka) shih ma pruri (ma solli) shpirtin në fyt (dikush a diçka). S’i kanë dalë (ende) dhëmbët (dikujt) shpërf. është ende i ri e i papjekur; nuk ka ende fuqi e mundësi për të bërë diçka; i ka buzët me qumësht (dikush).*Ditënlëpin këmbët e natënngul dhëmbët (dikush). (E di vetë) ku më dhemb dhëmbi e di vetë se për çfarë kamshumë nevojë a ku e kam pikën më të dobët; vetë e di ku e kam hallin; i zoti e di ku i pikon çatia. Dhëmb për dhëmb mënyrëvendosur e të rreptë, ballazi e me ashpërsimadhe, pa ngurruar e ashtu si ma bën dikush; pa u tërhequr e pa u thyer para dikujt; grusht për grusht; për jetë a vdekje. (Ia di) sa dhëmbë e dhëmballë ka në gojë (dikush) shih (e njoh) me dhëmbë e (me) dhëmballë (dikë). (E njoh) me dhëmbë e (me) dhëmballë (dikë) e njoh shumë mirë, hollësisht, me virtytet e veset që ka, deriimtësi, pa asgjëfshehtë, ashtu si është; (ia di) sa dhëmbë e dhëmballë ka në gojë (dikush); (e njoh) me rrënjë e me degë; (ia di, ia njoh) zorrët e barkut (dikujt); (ia di) fundin e barkut (dikujt); ia di sa lugë ka në shportë (dikush); ia di lugët e pirunët (dikujt); ia kam pirë lëngun (dikujt); i kam marrë erë në qafë (dikujt). Me *gojëlan e me dhëmbëçan (dikush). Ha *baltë me dhëmbë (dikush). Ha *dheun me dhëmbë (dikush). Hahet me dhëmbë (me dikë) zihet keqas me një tjetër; kacafytet keq me dikë. E ha me dhëmbë. 1. (diçka). Jam i sigurt që e bëj një punë duke vënëgjitha forcat, ia dal sado e vështirëjetë. 2. (dikë). E dënoj rëndë, e ndëshkoj rreptë. Ha *frerin me dhëmbë (dikush). Ha (bren) *hekurin (çelikun) (me dhëmbë) (dikush). Ha edhe *malin me dhëmbë (dikush). Ha *veten me dhëmbë. Jam dhëmbë për dhëmbë (me dikë) jam shumë i acaruar me dikë në çdo çast, e kam shumë inat a e urrej; jamarmiqësi me të; s’ia falim njëri-tjetrit; jamthikë e në pikë; shkoj thikë e brisk. Kafshoj *buzën (me dhëmbë). E kafshon *frerin me dhëmbë (dikush). (Sikur) sa të kalit (kaq) ta bësh dhëmbin! mundohu sa të duash!, hidhu përpjetë po të duash!, nuk ke për ta marrë a për ta arritur kurrë diçka. I ka dhëmbët me bukën time (dikush) ma ka harruarmirën që i kam bërë, është mosmirënjohës edhe pse ende rron falë ndihmës a përkrahjes sime. S’ka *shpirt (s’ka pikë shpirti) ndër dhëmbë (dikush). *Kleçkë për të kruar dhëmbët vulg. keq. Kruan dhëmbët (dikush) iron. 1. Nuk ka të hajë; s’ka futur gjë në gojë. 2. Rri kot e tallet, s’do t’ia dijë për punën; merret me diçkakotë a pa vlerë; kruan thonjtë; tund derën; ngrohet (theket) në diell; vret (numëron) miza; dredh (tund) zinxhirin; numëron qimet e postiqes; rruan vezë; kërcet gishtërinjtë. Nuk më lë të kruaj (të qëroj) dhëmbin (dikush) më rri vazhdimisht pranë, më ngjitet pas; s’më lë të bëj asgjë, më pengon orë e çast; nuk më lë të marr frymë. E lidh gjuhën për dhëmbësh (dikush) e përmban veten kur flet, flet pak dhe mendohet mirë para se të flasë. Ta merr *arrën nga dhëmbët (dikush). Ma mbajtën dhëmbët (diçka) gati sa s’e thashë atë që mendoja, desh e thashë diçka që s’duhej thënë, gatishpëtoi; erdhidhëmbë; e kishamajëgjuhës; e kishagojë. E mban *gjuhën prapa dhëmbëve (ndër dhëmbë) (dikush). Mbeti me dhëmbët jashtë (dikush) mbeti duke qeshur, nuk pushonqeshuri; zbardh (hap) dhëmbët keq. Mpreh dhëmbët (dikush). 1. iron. E quan diçka që më parë, pa e pasur endedore, si gjënë a si pronën e tij, përgatitet shpirtërisht për ta pasur si të tijën; shpresonkot se do të ndodhë diçka ose se do të shkojnë punët ashtu si do a si mendon ai; lëpin buzët. 2. Fillon ta kërcënojë dikë, bëhet gati për ta sulmuar; i tregon dhëmbët (dikujt); i skërmit (i kërcet) dhëmbët (dikujt); i ndrit sytë. I numëron dhëmbët (dhëmbë e dhëmballë) (dikujt) e shtrëngon mirë dikë dhe e detyronbëjë diçka; e ndëshkon si duhet; ia ndreq qejfin. Ia nxori dhëmbë e dhëmballë (dikujt) e mundoi shumë, e sfiliti, s’i la gjë pa bërë; ia mori shpirtin; i nxori shkumë (nga goja). Njëri ha *kumbulla (thana) e tjetrit i mpihen dhëmbët iron. S’i pushon dhëmbi (dikujt) keq. ha pa pushim, ha ç’gjen përpara, s’ngopetngrëni, sado që t’i japësh; është llupës, grykës. qëron dhëmbin (dikush) është shumë kërkues, të kërkon derihollësi; nuk të lë të luash me diçka, të shtrëngon mirë për ta bërë diçka. E ruan *bukën ndër dhëmbë (dikush). I skërmit (i kërcet) dhëmbët (dikujt) e kërcënon ashpër, i flet me kërcënim; e sheh me të egër e i kanoset; i tregon dhëmbët; i ndrit sytë (dikush). Nuk i rri *gjuha prapa dhëmbëve (në vend, rehat) (dikujt). I shkuli dhëmbët (dhëmballët) (dikujt) e detyroi dikë të përgjigjej gjer në një për një veprim a për një sjelljepadrejtë; e ndëshkoi rreptë. E shpie *gjuhën te dhemb dhëmbi. Me *shpirt ndër dhëmbë (në gojë). Shtrëngoj dhëmbët mbledhgjitha fuqitë, edhe me zor, për të kryer një punë, për të përballuar një gjendjevështirë, për të duruar një dhembje etj. Ia shtrëngon dhëmbët (dikujt) e qorton rëndë a e rreh; ia mbledh mirë; ia tregon qejfin. I tregon dhëmbët (dikujt). 1. E kërcënon, i kanoset; e sheh me të egër; mpreh dhëmbët (dikush); i skërmit (i kërcet) dhëmbët; i ndrit sytë (dikush). 2. I zbulon qëllimet e veta grabitqare, armiqësore etj., e tregon natyrën e vet të egër; e zbulon veten se sa i pamëshirë e i rrezikshëm është. I tregon dhëmbët e ujkut (dikujt) shih i tregon lëkurën e ujkut (dikujt). Me *thikë ndër dhëmbë keq. Me *thonj e me dhëmbë. Theu dhëmbët (dikush) humbi keq, pësoi humbjerëndë, u dëmtua shumë; dështoi në një punë dhe mori pasojat e këqija. I theu dhëmbët (dikujt) përçm. 1. E rrahu mirë, e rrahu paq; e goditi rëndë; i dha dënimin e merituar; e mundi keqas e me turp; e shtroi (e shqepi, e zhdëpi, e ngordhi, e kalbi, e dendi) në dru; i theu brinjët. 2. Ia mblodhi mirë; s’e la të shiste mend; i theu hundët; i tregoi vendin. *Ujk pa dhëmbë mospërf. erdhidhëmbë (një fjalë) gati sa s’e thashë, për pak s’e nxora, gati isha ta thosha; e kammajëgjuhës; e kamgojë; ma mbajtën dhëmbët. Iu vranë dhëmbët! (dikujt) iron. në të vërtetë nuk ka vuajtur a nuk është munduar, nuk e ka gjetur gjë e keqe (zakonisht për dikëankohet). Zbardh dhëmbët (dikush) keq. zgërdhihet; qesh me të tallur; mbeti me dhëmbët jashtë. I zbërthej dhëmbët (dikujt) shih i zbërthej gojën (dikujt). S’ta zë dhëmbi (diçka). 1. Është një copë fare e vogël (për t’u ngrënë), s’është për t’u ngopur. 2. S’është për t’u thënë, nuk duhet përmendur; s’e ngre (s’e mban) kandari. I zë dhëmbi bukë (dikujt) ështëgjendje më të mirë, e ka marrë veten ekonomikisht; është pasuruar; përfiton diçka, merr diçka, s’ështënevojtar; edhe iron. ka arriturjetëgjendje disi më të mirë dhe i duket vetja kushedi ç’është. S’i zë gjuha *vend (ndër dhëmbë) (dikujt).

DHËMBTH

DHËMBTH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Trysëështë zgjatur dhe është skuqur nga dalja e dhëmbit të ri e që vështirëson përtypjen. dhemb dhëmthi që ç’të them. Më ka dal një dhëmbth sipër.
2. Stërdhëmb.
Sin.: stërdhëmb, katarosh, çatall.

KATAROSH

KATARÓSH,~E mb. 1. del shtrembër, jashtë radhe ose mbitjerët (për një dhëmb); stërdhëmb. Dhëmb katarosh. Heq kataroshin.
2. bot. mbinmënyrëparregullt a shtrembër (për frytin, sythin a filizin e një bime etj.). Misër katarosh koçan misri me kokrraçrregullta.
3. Që ka katër brirë; që ka brirë jonormalë a të çrregullt (për dashin, cjapin etj.).
4. fig., mospërf. sillet dhe vepronmënyrëparregullt; ters. Fëmijë katarosh.
5. si em. Sipas kuptimitmbiemrit.
Sin.: i shtrembër, ters, i çrregullt.

NAKËRLIQ

NAKËRLÍQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Katarosh, stërdhëmb. Nakërliqi munddrejtohet.
2. si mb. Sipas kuptimitemrit. Më ka dalë një dhëmb nakërliq.

NDËRKALIQ
NDËRLIK

NDËRLÍ/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET Dhëmb i vogël, që del pranë të mëdhenjve. I ka dalë një ndërlik. Dhëmballë e dalë si ndërlik.
Sin.: katarosh, nekërlish, ndrakaliq, ndërkaliq, stërdhëmb, tërlik, tërlikan.

NEKËRLISH
POLASTËR

POLÁST/ËR,~RA f. Kalli misri i rrethuar nga disatjerë më të vegjël, misër katarosh.

STËRDHËMB

STËRDHË́MB,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Dhëmb i shtrembërdel jashtë radhës, katarosh. I ka dalë një stërdhëmb. Mjekja po shikonte gjendjen e stërdhëmbëve te fëmija.
Sin.: çatall, katarosh.
*I qiti stërdhëmbët e kërcënoi, i tregoi dhëmbët.

TËRLIK

TËRLÍ/K,~KUII m. sh. ~Q, ~QTË Dhëmb i shtrembët; dhëmb i dalë, çatall, stërdhëmb, katarosh. Shkuli një tërlik.
Sin.: dhëmb, çatall, stërdhëmb, ndrakaliq, katarosh.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.