Fjalori

Rezultate në përkufizime për “katarakt”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALLADËR
SHURQEL
TIS

TIS,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Cipë a shtresë e hollë. Tis i zi. E mbuloi me një tis të bardhë.
2. mjek. Cipë e hollë në sy, perde. I kanë vënë sytë tis.
3. Shtresë e hollë, që mbështjell a që mbulon diçka. Xhamat ishin veshur me një tis avulli nga nxehtësia. Tis i trashë mjegulle (tymi). Tis resh.
Sin.: cipë, perde, katarakt, shtresë.
I kanë vënë sytë tis (dikujt) nuk i kupton gjërat, i janë verbuar sytë.

UJËVARË

UJËVÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rrjedhë ujibie me rrëmbim nga lart, katarakt. Ujëvarë e vogël (e madhe). Ujëvarat e Drinit. Ujëvara e Thethit.
Sin.: balladër, gamull, katarakt, lëvare, kalivare, lëvirë, lifqer, shurqel, vardar.

VARDHAR

VARDHÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ujëvarë; katarakt.

VËRVILL

VËRVÍLL,~I m. sh. ~A, ~AT Ujë kataraktesh, ujëvarë, rrëke (mali). Lumi kishte shumë vërvilla.
Sin.: ujëvarë, lëvarë, katarakt, rrëke.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.