Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KATAKLÍZ/ËM,~MI m. 1. Katastrofë a përmbytje e madhe dhe e papritur, që sjell pasoja të mëdha shkatërruese; shkatërrim i plotë. Ndodhi një kataklizëm.
2. Rrëshqitje masive dheu, bore ose akulli etj., që shkakton pasoja të rënda materiale dhe viktima.
3. edhe fig. Fatkeqësi, rrënim, degradim a disfatë e plotë me karakter shoqëror, politik etj. Kataklizëm politik (ekonomik, kulturor).
✱Sin.: katastrofë, përmbysje, përmbytje, shkatërrim, fatkeqësi.
KATASTRÓF/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fatkeqësi e madhe dhe e papritur me pasoja shkatërruese, me vrasje e plagosje ose me dëme të rënda; kataklizëm. Katastrofë ajrore.
2. edhe fig. Krizë a fatkeqësi e përgjithshme, e shoqëruar me tronditje të mëdha morale e shpirtërore; dështim i bujshëm falimentim; kataklizëm. Katastrofë ekonomike (sociale, politike, kulturore, shpirtërore). Shkon drejt një katastrofe. Jemi para një katastrofe.
3. let., art. Ngjarje e rëndë dhe e papritur pas një zhvillimi të qetë (në një dramë, në një roman etj.).
✱Sin.: kataklizëm, dështim, falimentim.
TËRMÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dridhje të papritura të kores së tokës, si rezultat i zhvendosjes së pllakave tektonike nëntokësore që mund të shkaktojnë dëme materiale dhe viktima; lëkundje të forta të njëpasnjëshme të një pjese të korës së tokës, që vijnë nga zhvendosja e masave të mëdha shkëmbore ose nga lëvizje të tjera vullkanike; shkundullimë, kataklizëm, katastrofë. Tërmet i fortë. Tërmet i nënujshëm. Tërmet shtatë ballësh (sipas shkallës Rihter). Vatra (qendra) e tërmetit. Zonat e prekura (e dëmtuara) nga tërmeti. Zhdukja e pasojave të tërmetit.
2. fig. Tronditje e fortë, shkundje. Tërmet social. Tërmet elektoral.
✱Sin.: dhelëkundje, shkundullimë, katastrofë, tronditje, shkundje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë