Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AEROPLÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mjet fluturues më i rëndë se ajri, zakonisht me krahë, që punon me motor, me energji diellore dhe që përdoret për udhëtime, për qëllime ushtarake etj.; avion. Aeroplan reaktiv. Aeroplan dymotorësh (katërmotorësh). Aeroplan ushtarak (gjuajtës, bombardues). Aeroplan udhëtarësh (transporti). Fushë aeroplanësh. Biletë aeroplani. Hipi në aeroplan. Zbres nga aeroplani. Udhëtoj me aeroplan. Aeroplani ngrihet (ulet, zbret, rrëzohet).
✱Sin.: avion, balonë, fluturak.
KATËRMOTÓRËSH,~E mb. Që ka katër motorë, me katër motorë. Avion katërmotorësh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë