Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIPARALELOGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET gjeom. Paralelogram vetëkryqëzues; katërkëndësh me dy çifte të kundërta brinjësh me gjatësi të barabarta, por që nuk janë paralele; kund. paralelogram. Lidhje e antiparalelogrameve për të stabilizuar kthesat.
BALLKÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. ark. Shesh i vogël zakonisht katërkëndësh e i ngushtë, i rrethuar me parmakë, që del jashtë murit të një ndërtese dhe që lidhet me pjesën e brendshme të saj nëpërmjet një dere. Ballkon i jashtëm (i brendshëm). Ballkon i mbyllur. Shtëpi me ballkon. Parmakët e ballkonit. Dera e ballkonit. Dal në ballkon. Përkulem nga ballkoni. Nën ballkonin e shtëpisë. O mike, o jetëgjatë, / Dil në ballkonin e lartë, / Të të shoh a më je zgjatur. (folk.). Kjo hardhia e rrushit, ballkon më ballkon, / Ngrihu bijë e nënës, ç’bën sikur s’dëgjon? (folk.).
2. teatër. Pjesë e ndarë kryesisht në katin e mesëm (mbi plate e nën galeri), me vende për shikuesit (në një sallë teatri a kinemaje). Ballkoni i operës. Vendet e ballkonit. Biletë për në ballkon.
BRENDASHKRÚAR (i, e) mb. 1. gjeom. Që është vizatuar brenda një figure tjetër. Rreth i brendashkruar. Katërkëndësh (shumëkëndësh) i brendashkruar. Rrathë të brendashkruar.
2. fig. Që është pjesë përbërëse e diçkaje; i përfshirë, i përmbledhur. Me një kryq të brendashkruar me kupolë. Në vepër është i brendashkruar ‘Eposi i Kreshnikëve’. Rregullat janë të brendashkruara në tabelë.
CILÍND/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Trup gjeometrik, që formohet duke rrotulluar një katërkëndësh kënddrejtë rreth njërës brinjë të tij. Baza e cilindrit. Lartësia e cilindrit. Vëllimi i cilindrit.
2. tek. Pjesë ose vegël e një makinerie në trajtë të një trungu a gypi të rrumbullakët, të prerë rrafsh në të dy anët. Cilindër i dhëmbëzuar. Cilindër i drunjtë (i metaltë). Mulli me cilindër.
3. tek. Pjesë metalike e rrumbullakët e një motori me avull ose me djegie të brendshme, në të cilën lëviz pistoni. Cilindër me avull. Cilindër me trysni të ulët. Motor me dy cilindra.
4. bised. Rul.
5. bot. Pjesa e trungut, e degëve ose e rrënjëve të një druri, që mbetet po të heqim lëvoren. Cilindër qendror.
6. Kapelë burrash e rrumbullakët dhe e lartë, prej rrobe të fortë dhe me strehë të ngushtë. Mban cilindër. Hoqi cilindrin.
DREJTKËNDËSH,~I m. sh. ~ A, ~AT gjeom. Katërkëndësh që i ka të gjitha këndet të drejta. Gjerësia (gjatësia, sipërfaqja) e drejtkëndëshit. Në trajtë drejtkëndëshi.
JASTË́K,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Këllëf i pambuktë a i linjtë, zakonisht katërkëndësh, i mbushur me lesh, me pambuk, me pupla etj., që përdoret për të mbështetur kokën a për të ndenjur mbi të; nënkresë, nënkrejcë. Jastëk i vogël (i madh, i bardhë, i rrumbullakët, i qëndisur). Faqe jastëkësh. Këllëf jastëku. Krena jastëkësh të qëndisur me ar. Jastëk elektrik jastëk për ngrohje me anë të rrymës elektrike. Jastëk oksigjeni një si jastëk i mbushur me oksigjen, që përdoret për të ndihmuar një të sëmurë në rast nevoje. Jastëk mëndafshi. Jastëk zbukurimi (me lule). Jastëk me lesh (me pambuk, me pupla, me kashtë). Faqe jastëku. Vë kokën (mbështetem) në jastëk. Ulem mbi (në) jastëk. Vë (librin) nën jastëk. Dyshek tokën e jastëk gurin.
2. spec. Vegël që shërben si mbajtëse në një mekanizëm, në një aparaturë etj., mjet i posaçëm ku mbështetet një pjesë e një pajisjeje. Jastëk ajror. Jastëk çeliku (dërrase).
✱Sin.: kresë, nënkresë, nënkrejcë, përkresë.
♦ I bëhem jastëk (dikujt) i nënshtrohem, bëj ç’më thotë dikush, jam nën urdhrat e dikujt; i bëhem urë (e vig) (dikujt); kund. nuk e vë qafën në litar. Kërkon jastëk me pupla (dikush) iron. llastohet shumë, do që të rrijë sa më rehat, ka kërkesa të tepruara. E mbaj nën jastëk (diçka) e kam gjithmonë parasysh, nuk e ndaj asnjëherë; e ngulit në mendje e nuk e harroj; s’e heq nga mendja; e var (e vë, e mbaj, e kam) vath në vesh. I vë jastëk (fjalës) flas me mend, them fjalë të sigurta, e mbështes në të dhëna të shëndosha atë që them; flas me bindje.
KATRÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. gjeom. Katërkëndësh kënddrejtë me brinjë dhe kënde të barabarta; figurë e ngjashme me këtë katërkëndësh; kuadrat. Këndet (brinjët) e katrorit. Sipërfaqja e katrorit. Bëj (vizatoj) një katror. Fletore me katrorë.
2. mat. Prodhimi që del nga shumëzimi i një numri me veten. Katrori i hipotenuzës. Ngre në katror.
♦ E futi (e vuri) në katror (dikë) libr. e futi në një gjendje të tillë, zakonisht të keqe, nga e cila nuk shpëton dot; e mbërtheu mirë.
KATËRKËNDËSH,~E mb., gjeom. Që ka katër kënde, me katër kënde. Trup katërkëndësh.
KATËRKËNDËSH,~I m. sh. ~A, ~AT gjeom. Figurë katërkëndëshe. Ky katërkëndësh ka katër kënde të drejtë.
KËNDDRÉJTË mb., gjeom. Që ka një kënd të drejtë ose katër kënde të drejta; drejtkëndësh. Figurë (trekëndësh, katërkëndësh) kënddrejtë.
PARALELEPIPÉD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjeom. Trup gjeometrik me gjashtë faqe dy nga dy paralele, baza e të cilit është katërkëndësh kënddrejtë ose një paralelogram. Vëllimi i paralelepipedit. Faqet e paralelepipedit.
PARALELOGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET gjeom. Katërkëndësh që i ka brinjët e përkundërta dy nga dy paralele e të barabarta. Sipërfaqja e paralelogramit. Brinjët e paralelogramit..
SOFÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vend për të ndenjur përpara portës së shtëpisë, i bërë zakonisht prej gurësh të mëdhenj katërkëndësh të vendosur rrëzë murit në rrugët e ngushta të qytetit ose në fshatra. Sofat i gurtë. Guri i sofatit. Rrinin në sofate. U ul në sofatin e portës.
2. Vend i ngritur si prag për të vënë diçka ose për ndonjë qëllim tjetër. Sofati i qilarit të bulmetit. Sofat rreth trungut të një rrapi.
3. Sofa. Dhomë me sofat.
✱Sin.: soft, pezul, minder, prag.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë