Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KATËRÇÍPTAZI ndajf. Katërçipërisht; krejt.
KATËRÇIPËRÍSHT ndajf. 1. Nga të gjitha anët.
2. Në mënyrë të qartë e të plotë; plotësisht; krejt. U vërtetua katërçipërisht.
✱Sin.: krejt, plotësisht, katërçiptazi.
KREJT ndajf. 1. Në mënyrë të plotë; tërësisht, krejtësisht. U laga krejt. U dogj krejt.
2. Në një shkallë të lartë cilësie. Krejt i ri. Krejt budalla.
3. si përem. pacakt., bised. Të gjithë, tërë, pa përjashtim. Krejt populli shqiptar. Krejt fshatarët (fshati).
4. si pj. Njësoj si dikush tjetër. Krejt i ati.
✱Sin.: krejtësisht, tërësisht, plotësisht, fare, kryekëput, katërçipërisht, tërë, të gjithë, njësoj, njëlloj.
PLOTËSÍSHT ndajf. 1. Aq sa merr, aq sa nxë, plot. Mbush plotësisht.
2. Me tërë forcën, me gjithçka kam, tërësisht. Është dhënë plotësisht pas punës. Jam plotësisht me ju. E ndiej plotësisht.
3. Deri në fund, tërësisht, përfundimisht. E shkatërroi (e asgjësoi, e zhduku) plotësisht. E kreu plotësisht. Përfundoi plotësisht.
4. Në të gjitha anët a drejtimet; në mënyrë të plotë; krejt; kund. pjesërisht. E kuptoi plotësisht. U bind plotësisht. Fitoi plotësisht. E miratoi plotësisht.
✱Sin.: plot, tërësisht, krejt, krejtësisht, shqim, përfundimisht, absolutisht, katërçipërisht, katërçiptazi, thellë, thellësisht, gjithsej, tamam, gjithunji, fare, gjithandej, tejet, tejpërtej, tejembanë, tejendanë.
TËRËSÍSHT ndajf. 1. Në mënyrë të plotë a tërësore, duke e marrë të gjithë, plotësisht, krejt, krejtësisht; pa asnjë përjashtim. Tërësisht dhe pjesërisht. Zhvillohet tërësisht. E trajtoi çështjen tërësisht. U shndërrua tërësisht. I plotësoi tërësisht detyrat. I miratuan tërësisht vendimet.
2. Kryekëput, me gjithçka, plotësisht, krejt, krejtësisht. Iu kushtua tërësisht punës. Është dhënë tërësisht pas studimeve (pas muzikës, pas pikturës). Përqendrohet tërësisht. Tërësisht të ndryshme. Pajisjet dolën tërësisht jashtë funksionit. Orendi (veshje) tërësisht jashtë mode.
✱Sin.: rrënjësisht, plotësisht, krejt, krejtësisht, kryekëput, gjithunji, fare, gjithë, gjithsej, tërë, tërësej, tejendanë, tejembanë, tejpërtej, katërçipërisht, katërçiptazi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë