Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kasafortë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARKË

ÁRKË,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kuti e madhe katërkëndëshe, e bërë zakonisht me dërrasa, që shërben për të ruajtur e për të mbartur sende e mallra. Arkë druri (dërrase, hekuri). Arkat e bukëve. Arka birre (qumështi). Arka municioni. Arka e ndihmësshpejtë. Arka e ushtarit (usht.). Kapaku i arkës. Çelësi i arkës. Hap (mbyll) arkën. Shtie (fut) në arka. Ruaj arkën. Zbukurimet e arkës.
2. etnogr. Orendi katërkëndëshe prej dërrase, me kapak dhe me dry, zakonisht e zbukuruar, që shërbente për të mbajtur rroba dhe pajën e nuses. Arka e nuses arkë druri e zbukuruar me vizatime lulesh shumëngjyrëshe, që shërbente për pajën ose për rrobat e nuses. Arka e pajës (e rrobave). Rrobat e arkës. Mbanfundarkës. (fj. u.). Arka e peshkut (zool.) guaskë peshku; lupare, vesh peshku.
3. Kasafortë. Fut (vë) paratëarkë. Mbyll arkën. Arkë parash.
4. ek. Zyrë a vend i posaçëm, ku bëhen pagesat dhe veprimetjera me të holla. Arka e bankës. Arka e ndërmarrjes. Nëpunësja e arkës. Paguanarkë. Derdh paratëarkë.
5. fin. Fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një ndërmarrje, kompani, biznes, institucion etj. Arka e shtetit. Libri i arkës. Gjendje arke. Mbush (zbraz) arkën e shtetit. Mbaj arkën. Mbyll arkën llogarit hyrjet e daljet në të holla për të parë gjendjen e fondeve.
6. bised. Arkivol. Arka e të vdekurit. Të vënçaarkë! mallk. vdeksh!
7. vjet., fin. Ent ku depozitoheshinhollat e kursyera nga punonjësit, të cilat këta mund t’i tërhiqnin kur të donin. Arka e kursimit. Derdhhollaarkën e kursimit.
Arkë pa dry (pa çelës) mëshirëfatit, pa u mbrojtur, pa e ruajtur kush. Arkë e drylidhur si mishi me thoin njëri me tjetrin, të pandarë njëri nga tjetri. Arkë me dry (me shtatë dryna) shih arkë e mbyllur. Arkë e mbyllur ai që e mbanfshehtën e nuk ua thotëtjerëve; ai që nuk i hapet askujt; varr i mbuluar; qeli pa dritare (e mbyllur). Arka (barka) e Noes libr. mjet a vend shpëtimi nga një rrezik i madh. *Fundi i arkës. Janë arkë e dry shih janë mish e thua. I kallëzoj *fundin e arkës (dikujt). E ka gojën arkë (dikush) shih e mban gojën mbyllur (dikush) nuk nxjerr fjalë nga goja, i ruan mirëfshehtat. E ka gojën si arka e plakës (dikush) e mbanfshehtë një sekret, nuk ia tregon askujt, është i besës; e fut fjalënfunddheut; e hedh fjalën në pus; kund. e nxjerrpazar të gomarëve (diçka) tall. I nxjerr *fundin e arkës (dikujt). Është *sapunarkë (dikush). vënçaarkë! mallk. vdeksh!
Sin.: kuti, sënduk, sandëk, sanak, arkëz, baule, kanavete, kashun, kanistër, sepete, valixhe, kasafortë, kasë, arkivol, arkëmort.

ARKËFORTË
ARKËTOJ

ARKËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. fin. Vendosholla në një arkësigurt personale, në një arkë banke, në arkën e një ndërmarrjeje etj.; marrholla e i derdharkë, futholla në fondin e arkës; depozitoj. Arkëtoj të hollat. Ai arkëton të ardhurat e tij mujore në bankë. Kishte arkëtuar ar.
2. Vendos diçka (dokumentevlefshme, sendeçmueshme, bizhuteri ari etj.) në një arkë (kasë, llogari) ose në një vendsigurt për ta ruajtur. Arkëtoj dokumentet pronësorearkë hekuri. Bizhuteritë i arkëtovakasafortë.
3. fig. Arkëtoj diçka me qëllim përfitimi material. Klubi i futbollit arriti të arkëtojë 3 pikërëndësishme.

VULUAR

VULÚARI (i, e) mb. është vuluar, që i është vënë vula. Letër e vuluar. Derë (kasafortë) e vjuluar. Dru i vuluar. Mish i vuluar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.