Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BLEC ndajf., krahin. 1. Shumë, dendur, në sasi të madhe. Kanë mbirë farishtat blec.
2. Pa asnjë rrobë në trup, fare zhveshur; lakuriq në diell, si e ka lindur nëna. Kërcente blec. I zhveshur blec.
✱Sin.: lakuriq, zhveshur, zbuluar, cull, cullak, picak, picullak, dakull, dac, karkacul, vishkull, fshikull.
DAC ndajf. 1. Lakuriq, pa asnjë gjë në trup, picak, zbuluar, blec. U zhvesh dac.
2. Bosh; pa asnjë plaçkë (për shtëpinë); pa asnjë grosh në xhep. Ishte (mbeti) dac fare. E lanë dac. E kishte kuletën dac. Mbetëm dac.
✱Sin.: lakuriq, zhveshur, cull, cullak, picak, picullak, karkacul, zbuluar, fshikull, vishkull, blec, hapur, sheshit.
KARKACÚL,~E mb., mospërf. 1. I gjatë dhe i hollë, gjataman.
2. Që s’ka veshur rroba, lakuriq, i paveshur.
3. Që s’ka gjethe a sythe (për një degë druri a peme etj.). Degë karkacule (prej shelgu).
4. si ndajf. Pa asnjë rrobë në trup, lakuriq.
5. si ndajf., fig. Pa asnjë pronë e pasuri, në varfëri. Mbeti karkacul.
✱Sin.: i paveshur, lakuriq.
LAKURÍQ,~E mb. 1. Që nuk ka asnjë rrobë në trup, i zhveshur krejt. Me shtat (me trup) lakuriq. Ishte fare lakuriq.
2. Që nuk ka gjethe fare; që nuk ka asnjë lloj bimësie; i zhveshur. Degët lakuriqe të pemëve. Vend lakuriq.
3. fig. Që shfaqet, duket a thuhet hapur, i hapur; që nuk mbulohet me zbukurime të ndryshme. E vërteta lakuriqe.
✱Sin.: cullak, bythëjashtë, blec, karkacul, gollomesh, lapurak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë