Fjalori

Rezultate në përkufizime për “karikator”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KARIKATOR

KARIKATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT usht. Krehër fishekësh (si pjesë e një arme). Karikator automatiku (mitralozi). Zbrazi dy karikatorë. I vë armës karikatorin.

KREHËR

KRÉH/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Përdorëse prej briri a prej plastike, e pajisur me një varg dhëmbëzash, për të rregulluar dhe për të krehur flokët, mjekrën etj. Krehër i rrallë (i dendur).
2. Mjet i posaçëm a vegël e ngjashme me këtë përdorëse për të krehur leshin, pambukun etj.
3. Kashai.
4. Mjet i posaçëm metalik me një dorezë druri për të mbledhur barin e korrur, jonxhën etj. Krehër për barin (për jonxhën).
5. tekst. Pjesë e avlëmendit e përbërë nga disa dhëmbëhollë, nëpërmjetcilëve kalojnë fijet për të endur një pëlhurë, një qilim etj.
6. usht. Pjesë e një arme ku mbahen a ruhen një numër fishekësh për shkrepje automatike; karikator. Krehër automatiku. Zbrazi plot një krehër.
Sin.: kashai, karikator.
I del krehër (dikujt) e mbron, e përkrah; i mban anën. Nuk ka krehër që e kreh (dikë) është shumë i lëvizshëm, nuk rri kurrë në një vend; s’i zë bytha vend (dikujt) vulg.; s’lë dy gurë bashkë (dikush).

PISTOLETË
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.